Shën Billi në Tiranë

Postuar në 05 Korrik, 2023 20:24

Është e kotë të mundohesh të kundërshtosh një ushtri të tërë smirëzinjsh politikanë dhe analistësh llafollogë! E kotë t’u drejtosh vëmendjen mbi bukurinë dhe dobinë shpirtërore për të sjellë në truallin shqiptar figura legjendare të historisë botërore, sikurse presidenti amerikan Bill Klinton! 
Aq më tepër një personalitet madhor, që meriton mirënjohjen e gjithë shqiptarëve, të atyre shqiptarëve që e kanë moment jetik lumturie dhe frymëzimi shtrëngimin e dorës, prekjen e magjishme të këtij heroi mirëbërës

Me këtë paragraf e hap një shënim të vetin sot Pëllumb Kulla. Po nëse politikanët janë smirëzinj dhe analistët llafollogë, Kulla me këtë radhua fjalësh çfarë është? 

Çfarë figure legjendare e historisë botërore është Bill Klinton mund ta sqarojë z. Kulla? Po kjo: moment Jetik lumturie dhe frymëzimi shtrëngimin e dorës, prekjen e magjishme të këtij heroi mirebërës…?
Kjo ku hyn, apo te terapia kolektive për shqiptarët që duhet ta shpikin lumturinë e tyre meqë disa shqiptarë të tjerë prekën Bill Klintonin. Z. Kulla po vjedh nga Bibla ku na thuhet se një prostitutë preku pa rënë në sy tunikën e Krishtit pse donte t’i faleshin mëkatet. Kështu edhe me Shën Billin e Pëllumb Kullës: ai të preku dhe Dielli sepse duket ndryshe. 
Si mundet, me cilën formulë është e mundshme që ta lexosh dikë që shkruan kështu, të mos biesh dakord e ta respektosh? Ka dikush ndonjë recetë? Sepse duhet të ndalojë për të mirën e përgjithshme kjo neveria automatike që të lind nga sëmundja kronike e dashurisë me shikim të parë me Miqtë e Mëdhenj që kanë disa, që e përshfaqin si një lloj apeli kritik publik.

Është vërtet siç thotë Kulla: e kotë të harxhosh kohën. Ca shqiptarë do ndjejnë përherë neveri dhe pështirosje për ca të tjerë dhe kjo ndodh kur e njeh mirë Psikologjinë e Tjetrit. Ka ca shqiptarë që duan të festosh festën e tyre, me zakonet dhe mënyrat e tyre. Edhe pse kjo e tanishmja vetëm për t’u festuar nuk është. 

s.zaimi

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Pellumb Kulla eshte socialisti tipik, i cili qe nga SHBA-ja (imperialiste), mbron cdo palacollek te socialisteve ne Shqiperi. Njejte me te eshte edhe nje ish-aktor i filmave te soc-realizmit( A. Cerma), i cili si zoti zgjedhur poashtu te jetoje ne zemer te imperializmit boteror dhe ku vazhdon te luaje rolin pozitiv, tashme ne jete reale; gazetat e ekstremit te majte jane te mbushur me skripte te roleve te tij! Kulla reagon perhere kur ka debate te medha(!); ka reaguar per hashashizimin e vendit, per kriminelet ne Kuvend e administrate, per Teatrin, per indeneratoret, per ndryshimin e kufijve, Ballkanin e Hapur, gjithone duke mbrojtur punen e mire te qeverise socialiste ... prandaj s'eshte cudi te reagoje edhe per viziten e Billit! Eshte sa e cuditshme po aq e gerditshme sesi nje njeri mund te veteposhterohet deri ne kete pike. Kam pershtypjen se thelle thelle ai mendon qe i detyrohet publikut qe e ka duartrokitur ne vite per skecet qe ka bere dikur, te cilin publik po ne nenvetedije e konsideron si socialist. Me skecet e mia - thote - kam goditur terthorazi, madje diku-diku edhe drejtperdrejte regjimin; me te thene kete beson se ka te drejte tashme te mbroje te "mirat" e regjimit te dikurshem por edhe pasardhesit e tij te sotem ne pushtet. Gjithe duke "harruar" se vete regjimi atekohe nxiste kritikat ndaj burokrateve ... ama deri ne nivel drejtoresh, se minister e lart ishin krejt te partishem e te ndershem! Keshtu, zoti Kulla, nuk ka bere asgje tjeter vecse ka zbatuar direktiven e partise. Ne kohen e absolutizmave mesjetare, edhe sundimtaret me te zymte mbanin ne oborret e tyre lolo palaco, te cileve u lejohej te tallnin kedo, madje edhe mbretin vete! Ne kohen e regjimit komunist, lolove palaco leja u jepej deri tek nje nivel i caktuar kuadrosh. Imagjinoni kontrastin tani! Imagjinoni edhe sikur lolua i dikurshem i oborreve mbreterore te shfaqej si nje ze intelektual ne kohe republikane, duke u vetemburur se ai e kishte share mbretin ne oborrin e tij, prandja dhe duhej vleresuar! E megjithare ky i mesjetes qendron shume me lart se lolua yne modern, qe vetelavderohet deri ne veteposhterim se ka tallur ushtaret e mbretit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.