Scholz: Wagner tregoi rrezikun e transferimit të pushtetit ushtarak te privati   

Postuar në 30 Qershor, 2023 14:38

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, thotë se rebelimi i grupit Wagner nxori në pah rrezikun e transferimit të fuqisë ushtarake në duart e privatëve.

"Sigurisht, ajo që ndodhi në Rusi do të luajë një rol [në samit]. Është tejet e qartë se transferimi i pushtetit ushtarak në duar private është i papërgjegjshëm. Është shumë e rrezikshme", vuri në dukje ai.

Sipas tij, Perëndimi e kishte informacionin për atë që do të ndodhte dhe po i ndiqte nga afër ngjarjet e 24 qershorit pa ndërhyrë.

Ne nuk mbajmë anë në atë që ndodh në Rusi,” vazhdoi ai. “Qëllimi ynë nuk është të ndryshojmë qeverinë në Rusi, qëllimi ynë është një Ukrainë e pavarur”, theksoi Scholz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.