"Defender 2023" përfundoi më 26 maj. Kosova u përfshi pikërisht për shkak të Veriut

Postuar në 30 Maj, 2023 21:38

Durim Abdullahu, ligjërues në UP, thotë se Kosova është përzgjedhur për stërvitjet “Defender” për shkak të veriut.

Ai ka thënë se “Defender 2021” ka qenë faza e kapërcimit të madh të bashkëpunimit SHBA-Kosovë në nivelin e sigurisë. Mundësia e një konflikti në veri, ka theksuar ai, ka qenë argumenti me të cilin Kosova është përfshirë në këto stërvitje.

Oficerët e Forcës që kanë qenë të përfshirë në përgatitjen e planit për Defender 2021 nga niveli ku Kosova ka qenë e paraparë vetëm si vend pjesëmarrës, është kthyer në vend ku dislokohen edhe trupa të të tjerëve, në këtë rast të amerikanëve, me një argument të vetëm, argumenti ka qenë veriu. Mundësia e eskalimit, mundësia e një konflikti të armatosur në veri të Kosovës ka qenë argumenti kryesor me të cilin Kosova është përfshirë në Defender 2021. Kjo çka po ndodhë këtu është një skenar i paraparë te vetë ushtrimet Defender 2021 dhe 2023”, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu ka thënë se stërvitjet “Defender 2023”, nga të cilat SHBA-ja lajmëroi të martën se Kosova është përjashtuar, kanë përfunduar të premten, 26 maj.

Të gjitha ushtrimet operacionale të Defender 2023 të parapara në Kosovë kanë përfunduar të premten

Burimi: Koha.net

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.