Paradoksi i 14 majit: E shpjegoi gjendjen e Shqipërisë me dyshen Berisha-Meta

Postuar në 15 Maj, 2023 18:58

Në një prononcim televiziv gazetari Genc Burimi ka thënë ndër të tjera se:

Shqiptarët sot e treguan me sondazhe dhe votë se sot Berisha është kryeopozitari. Ky është leksioni i parë sot. Ai është sot kryetari. E duam, se duam, i vjetër, i ri, i ashpër në gjuhë, ky është sot leksioni i pare

Duket si një përpjekje për të eliminuar kërkesën e natyrshme që Berisha të largohet. Çfarë do të thotë që u sigurua me votë që Berisha është kryeopozitar? Që Aliebaj nuk duhet të ketë vulën? Që PD-ja i takon Berishës? Ngjan tashmë e deformuar kjo qasje sepse në zgjedhje testohesh nëse bën apo jo ndryshimin, jo nëse konfirmon status quonë. Berisha është opozitari më i votuar, por në raport me objektivat e tij dhe parimet e sistemit, vota e këtillë është NDËSHKIM!

E thënë thjesht: nëse media në pjesë të madhe e ka shpjeguar gjendjen e Shqipërisë me qeverinë e Edi Ramës, vota e 14 majit e shpjegoi me ekzistencën politike të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Edhe sepse janë këta që janë qari i Ramës. Dhe vlen të thuhet kjo jo thjesht për rezultatin, por diferencën dhe totalitetin e humbjes së opozitës. 

Nuk po themi që kjo është e drejtë apo qëndron, apo se me këtë vendim duhet pajtuar. Thjesht kjo ndodhi. Mes Sali Berishës, Ilir Metës, Flamur Nokës dhe Ina Zhupës zgjedhin Edi Ramën, Erjon Veliajn, Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën. Edhe sikur të gjithë të marrin pjesë në olimpiandën e vjedhjes hapur, të dytët mesa duket preferohen. Mund të kritikosh e shash çdo gjë, por siç e thotë italishtja: të gjitha shijet janë të drejta!

s.zaimi

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Zoti Zaimi, kjo qe thoni , gjithe duke besuar ne sinqeritetin e shenimit tuaj, eshte pikerisht ajo qe ka dashur te thote Rama dhe analistet e tij. Jo vetem ju, por kete gje e kam verejtur keto dite deri edhe tek demokrate ( te sinqerte ne militantizmin e tyre) te shokuar nga humbja e thelle. Ja, edhe une po gaboj kur them "humbje", duke harruar se per humbje flitet ne nje gare relativisht te barabarte , te pakten ashtu sic jane bere para se Rama te vije ne pushtet dhe ti coje ne ekstrem te gjitha paudhesite e manipulimeve te votes. Demokrate te ndershem, te shokuar, me thone keto dite, qe fajin e ka Ilir Meta...!!! I kuptoj miqte e mi, sepse ne gjendje te tille shoku, perhere kerkohet nje scapegoat; Ilir Meta eshte scapegoat-i perfekt per ta.
Gjithsesi, une mendoj se nuk eshte e drejte, qe ne kushtet kur njeres pale i eshte mohuar cdo mundesi garimi , qofte edhe me elementare, te mundohesh te kerkosh fajin tek dhe te besh pergjegjes protagonistet e saj. Eshte njesoj sikur nje boksieri, qe i kane lidhur syte dhe qe goditet papushin vetem nenbrez gjate gjithe duelit, ta besh pergjegjes per humbjen e tij te pashmangshme.
Shembulli ilustrues me ulerites eshte Shkodra: vetem nje vit me pare, kur opozita ishte ne piken e saj me te ulet, fitoi - kurse sot qe natyrshem eshte ne nje pozite me te favorshme se vjet, humbet kaq thelle. Kjo nu ka lidhje as me Berishen as me Meten, as me besueshmerine ndaj tyre, por me nje manipulim kriminal te zgjedhjeve. Tjeter shpjegim racional nuk ka.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Vellai,ajo mendja jote e deshperuar ka shume filtra dhe realitetin e shef shume te deformuar,ashtu sic shikonim dikur fytyren te pasqyrat e Kavajes. U bene zgjedhjet. Opozita nuk e joshi dot popullin. Humbi.

Submitted by Robert Ferrero (not verified) on

Shumë i saktë konstatimi i Dorit. Vetëm një enigmë mbetet. Pse reagimi ndaj vendimeve të gjykatës, kqz-së etj, nuk u kontestuan fuqishëm para zgjedhjeve? Me mosbindje civile.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.