Kancelari gjerman: Na duhen punëtorë ndaj të ndryshojmë rregullat e imigracionit

Postuar në 09 Maj, 2023 14:49

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërkuar nga partnerët europianë që të miratohet një reform e re për rregullat e migrimit në BE përpara zgjedhjeve të reja europiane në vitin 2024. Sipas tij, të gjitha institucionet e BE-së duhet të arrijnë një marrëveshje të përbashkët që do të hapte mundësi të reja ekonomike për vendet e BE-së.

Ne mund të përfitojmë nga një gjë më shumë se kurrë më parë: në shumë pjesë të Europës, ne kemi nevojë tani për punëtorë, edhe nga vendet e treta po ashtu

ka thënë ai.

Mesazhet e kancelarit gjerman e vendosin imigracionin në një perspektivë ekonomike për bllokun që prej disa kohësh nuk po di të menaxhojë flukset migratore.

Më tej Scholz, duke folur në Strasburg para europarlamentarëve ka bërë thirrje që blloku të përshpejtojë punën për përmbylljen e marrëveshjeve tregtare me Tregun e Përbashkët të Jugut, Meksikën, Indinë, Indonezinë, Australinë dhe Kenian, nisur nga realiteti se tashmë Kina është shndërruar në një konkurent me prirje drejt rivalitetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.