Ndryshim humori në marrëdhëniet greko-turke pas tërmetit

Postuar në 09 Prill, 2023 14:47

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos ka folur për një ndryshim humori në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, kushtëzuar apo shkaktuar kryesisht nga tërmeti i fundit. Ai ka folur në Kavalla dhe ka vënë në dukje vizitën e tij në zonën e goditur nga tërmeti në Hatay, në prani të homologut turk, Hulusi Akar.

Shpresoj që Turqia dhe Greqi, dy vende të qytetëruara mund të zgjidhin problemet brenda kuadrit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë…përmes mjeteve të paqes dhe respekti reciprok

citohet të jetë shprehur Akar.

Në fjalën e tij në Kavalla, ministry Panagiotopoulos ka theksuar po ashtu rëndësinë e blerjes së sistemeve të reja mbrojtëse në funksion siç tha ai të “përmirësimit të kapacitetit mbrojtjës të Greqisë”. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara sidomos pesë vitet e fundit, nisur nga kërkesat e vazhdueshme të Turqisë për të mos pranuar më vijat e vjetra detare dhe duke shfrytëzuar krizat rajonale, sidomos atë në Libi për të nënshkruar traktate të delimitimit që janë kundërshtuar nga Egjipti dhe Greqia, që shohin aty përpjekjen për të normuar një standard që mandej do kërkohet të aplikohet edhe në zona të tjera të Mesdheut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.