Turqia dhe Egjipti drejt normalizimit të marrëdhënieve

Postuar në 19 Mars, 2023 14:45

Turqia dhe Egjipti do të ngrejnë nivelin e përfaqësimit diplomatik në nivelin më ta lartë sa më shpejt të jetë e mundur. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushogllu ka njoftuar se dy presidentët respektivë, Recep Tayyip Erdogan dhe Abdel Fattah el-Sisi pritet të takohen pas zgjedhjeve në Turqi në kuadër të përpjekjeve për normalizim marrëdhëniesh.

Jam shumë i gëzuar se po ndërmarrim hapa konkretë për normalizimin e marrëdhënieve me Egjiptin. Do të bëjmë më të mirën për të mos prishur sërish marrëdhëniet tona në të ardhmen

është shprehur ai gjatë një konference për shtyp në krah të homologut egjiptian Sameh Shoukry.

Oër rreth një dekadë marrëdhëniet mes dy vendeve janë mbajtur në nivelin e Të Ngarkuarve me Punë, që pas grushtit të shtetit të Sisit që hoqi nga  pushteti Vëllazërinë Myslimane të Mohammad Morsit, një lojtar me mbështetje të fuqishme turke. Të dyja vendet kanë rëndësi të jashtëzakonshmepër stabilitetin në Mesdhe dhe tregtinë në të, por edhe për aspektin gjeopolitik. Turqia është një ish-fuqi imperiale me gjurmë themelore në shtetësinë e Egjiptit, ndërkohë që ky i fundit luan një rol koordinues dhe referues mes Islamit, Afrikës dhe botës arabe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.