Apel nga TelAvivi: Ndihmoni Izraelin kundër Netanyahut!

Postuar në 07 Mars, 2023 09:40

Bibi i mund të gjithë dhe siç mund të merret me mend, suksesi I vazhdueshëm e bën demokracinë të duket barrë. Ndaj kryeministrit aktual izraelit, Beniamin Netanyahu janë ngritur akuza se ai po i jep vendit një kurs antidemokratik, duke asgjësuar edhe kritikën të cilën e stigmatizon me klishe si antisemitiziëm e kështu me radhë.

Të paktë ky është pretendimi që ngrihet në një shkrim të një aktivisti për të drejtat e njeriut në Tel Aviv, Dvir Aviam Ezra që teksa vë në dukje se në pushtet tashmë në Izrael kanë ardhur edhe parti me ideologji raciste, Netanyahu, nga ana e vet ka përcaktua një drejtim politik kërcënues.

Reforma në gjyqësor që parashikohet është një hap i parë dhe sipas avokatit, ajo do t’i japë politikanëve kontroll mbi sistemin, përderisa i jep Parlamentit të drejtë të zhbëjë vendimet e gjyqësorit. Qeveria e Netanyahut parashikon po ashtu edhe miratimin e kufizimeve fetare për një gamë aktivitetesh, ndërkohë që procesi i paqes me palestinezët ka ngrirë.

Asnjë prej partive në koalicion nuk mbështet zgjidhjen e dy shteteve dhe pjesa më e madhe e tyre mohon edhe kombësinë palestineze

shkruan Ezra.

Kritika që lind natyrshëm në këtë situatë po asgjësohet duke e barazuar atë me subversion ndaj shtetit dhe rendit kushtetues, duke tentuar të denatyralizojë debatin publik, izolon kritikën dhe opozitarizmin. Avokati bën thirrje që partnerët europianë të Izraelit të refuzojnë këtyë qasje të Netanyahut duke i kërkuar TelAvivit që të heqë dorë nga prirja autoritariste. Përtej aleancës strategjike që trumbetohet me Izraelin duhet të mos harrojë apelin e vazhdueshëm për demokraci dhe të drejta, që ua bën shpesh atyre vendeve që nuk I preferon. Heshtja në këtë rast është kompromentuese për Perëndimin dhe përmbi të gjitha krijon një standard të dyfishtë duke dëmtuar autoritetin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.