Kush e korruptoi? Pyetja e duhur për dosjen “McGonigal”

Postuar në 18 Shkurt, 2023 01:06

Revista “Rolling Stone” ka rimarrë çështjen “McGonigal” me një pyetje në titull që përmbledh thelbin e historisë së ish-zyrtarit të Byrosë Fedrale të Hetimit në ShBA: Kush e korruptoi një krye gjuetar spiunësh të FBI?

Është një pyetje që rrezaton më së miri aspektin thelbësor të situatës së Byrosë amerikane, por e cila shpjegon qartë edhe pasojat e këtij aspekti mbi politikën amerikane në vende si Shqipëria. 

Shkrimi e prek përciktaz Shqipërinë, dosjen e tij që lidhet me të, por Korrupsioni është emëruesi i përbashkët i të dyja dosjeve që nuk diferencon mes një çështjeje ruse dhe një shqiptareje, një çështje rryshfeti dhe një çështjeje spiunazhi. Byrosë amerikane të Hetimit i ka shpërthyer skandali i korruptimit të një prej drejtuesve kryesorë të vet dhe mbi këtë prioritet hetimor prozhektorët e interesit institucional dhe politik bien njësoj si mbi Deripaskën, ashtu edhe mbi z. Rama dhe Agron Nezajn. 

Natyra e çështjes, siç paraqitet në media është delikate për kryeministrin shqiptar; të imagjinojmë se çfarë mund të mendojnë në ambasadën amerikane në Tiranë kur kanë marrë vesh se kryeministri i një vendi ku ShBA investon direkt për reformën në drejtësi, shpall prioritet luftën kundër korrupsionit, mbështet një qeveri që e cilëson si aleate dhe pikë kritike për këtë drejtim, akuzohet se ka korruptuar një ndër zyrtarët më të lartë të organit që mbikëqyr këdo në ShBA. Për ta thënë me zhargonin e viteve ’90, “goli” i z. Rama është shumë i madh dhe përtej çdo kufiri tolerance. 

Korruptimi i McGonigal nuk është një episod periferik, por simptomë e një modeli organizimi dhe kontrolli që ka çeduar dhe që përbën kërcënim për sistemin politik amerikan. Nëse një zyrtar me fuqi ekzekutive arrin do të diktojë deri diku vendimmarrjen e politikbërëve, atëherë korrupsioni këtu është në fakt vepër që implikon shumëçka dhe jo thjesht akt me përgjegjësi personale. Dhe në sfond të kësaj, aktorët e huaj që veprojnë në këtë drejtim, padyshim që janë aktorë me ndikim malinj. Sigurisht që duhet pritur deri në fund çështja në gjykatë dhe nuk do shpresuar verbërisht se ShBA do të lejojë diskreditimin e vet, por është e qartë se dëmi është bërë dhe serioz madje. Dhe se dorë aty kanë edhe ata që kanë qenë beniaminë të saj, të laktën në dukje, 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.