Gazetari i njohur Seymour Hersh: Incidenti në Balltik, i urdhëruar nga Biden dhe realizuar nga CIA

Postuar në 12 Shkurt, 2023 14:06

Media të ndryshme kanë qarkulluar një shkrim të një gazetari të njohur investigativ, Seymour Hersh, fitues i çmimit “Pulitzer”, sipas të cilit incidentin e sabotimit të tubave të Nord Stream në detin Balltik më shatorin e vitit të kaluar e ka urdhëruar presidenti amerikan Joe Biden dhe ai është kryer nga marina dhe CIA.

Ngjarja u vëzhgua nga marina norvegjeze dhe që në atë kohë u deklarua se do të kryheshin hetime. Sipas Hersh vendimi i amerikanëve lidhej me interesin për të kufizuar aftësinë e Moskës për të shitur gazi në Europë si mundësi financimi të luftës në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pretendimin e gazetarit që vendos kështu në qarkullim një skenar kompromentues për amerikanët, të përfshirë hapur në konfliktin ruso-ukrainas.

Nga ana e vet, agjencia “Reuters” ka raportuar se Hersh është një gazetar që ka provokuar shpesh me raportimet e veta. Ai u bë i njohur me ekspozimin në vitin 1969 të masakrës së fshatarëve jugvietnamezë nga amerikanët në My Lai. Vlerësohet se raportimi në fjalë ndihmoi që SHBA të nxitonte me përfundimin e luftës në Vietnam. Me librin e tij mbi ngjarjen, ai fitoi çmimin “Pulitzer”.

Ai mori vlerësime edhe për raporitimin mbi skandalin e «Watergate», më tej me librat për rrëzimin nga sovjetikët të një avioni civil koreanojugor më 1983, programin bërthamor izraelit, abuzimet në burgun e Abu Ghraib. 

Në vitin 2013 ai provokoi shumë reagim kur me një shkrim në “London Review of Books” akuzonte Turqinsë se kishte kryer sulm me gaz sarin ndaj civilëve sirianë.

Në maj 2015 erdhi sërish në vëmendje me një artikull në të njëjtën media sipas të cilit qeveria pakistaneze dhe ajo amerikanë gënjyen për hollësitë e veprimeve të komandos që eliminoi Osama bin Laden që sipas tij mbahej i burgosur.

Ndërkohë për incidentin në Balltik raportimi i tij krijon një momentum debati për shkak se aktualisht në perëndim lufta në Ukrainë është e përmbytur nga propagandimi masiv.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.