Mos fol se foli Taulanti!

Postuar në 02 Shkurt, 2023 13:19

Në çfarë ngjyre jemi sot si vend ? Fjala është për ato ngjyrat që shenjojnë nivelin e krizës apo tensionit; portokalli, e kuqe, e verdhë, jeshile ?

Big Brother dha një martesë dhe një demonstrim emocional mbështetësish të paemër për atë që përfaqësojnë, në parlament se çfarë u bë se mori vesh njeri, kryeministri nuk ishte për interpelancë, ndërkohë që një e treta e opozitës donte mocion me debat.

Flitet se një ministre ka dhënë dorëheqje por nuk ia kanë miratuar.

Jemi tek portokallia. Ndërkohë që kur mendon se FBI-ja u bë palaço në Tiranë, të vjen ndërmend ajo mençuria biblike që na thotë se apostujt e shmangën Ilirikun se mbase dinin diçka se mundet që Fjala në këtë vend, të cilën ata po përpiqeshin ta përhapnin, do i shndërronte në kllouna.

Kjo e FBI-së është interesante. Lideri i Ballkanit nuk foli sot, more të thoshte ato që di e do. Por dikur ai do flasë, ndaj të supozojmë se do ta bëjë këtë te Koli, Fevzo, Grida thua? Apo RTSh me Preçin?

Të gjitha opsionet janë të hapura, ndërkohë që ne mbetemi në pritje të asaj që do nxjerrë nga goja ky gojëkyçur që ka shkëlqyer si zabërhan i llapjes politike në këto anë.

Ja pra me palaçollëkun portokallia shkon tek e verdha, ndërkohë që patjetër që diçka tjetër do të ndodhë. Çfarë e bën jeshile një situatë?

Shenja e sigurtë është Taulant Balla, djalë me kokë, brenda së cilës padyshim ka një tru e me gjasë edhe një mendje, i cili shëmton sa të mundë rrjedhën e diskutimit dhe pyetjeve për ta bërë debatin tokë të djegur që mandej të dalë e të bilbilojë ai që tashmë e ka firmosur portretin e veprës së vet e me siguri e shet vetëm tek votuesit socialistë. Me sukses padyshim!

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.