Vdes aktorja Gina Lollobrigida

Postuar në 16 Janar, 2023 13:50

Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare aktorja e njohur e kinemasë, një ndër bukuritë e mëdha të saj, Gina Lollobrigida.

E datëlindjes 1927, lindur në afërsi të Romës ajo nisi karrierën si modele. Pas disa roleve që patën një farë suksesi, Lollobrigida mori famë me një rol në filmin Beat the Devil më 1953, përballë Humphrey Bogart.

Më pas luan në filmin “Solomon and Sheba”, apo edhe “Beautiful but dangerous” me të cilin u identifikua si “gruaja më e bukur në botë”.

Ajo u martua me doktorin slloven Milko Škofič, me të cilin u divorcua në vitin 1971. Lollobrigida është vlerësuar me shtatë çmime David di Donatello dhe në memorie të vjen në krah të aktorëve të njohur edhe të kinemasë europiane si Gerard Philipe, apo Vittorio de Sica.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.