Zbulohet kush ngacmoi Cubin

Postuar në 03 Janar, 2023 16:20

Dini gjë ju kush e ka ngacmuar Cubin? Cubi Metkajn e kam fjalën, që është aktore humori siç po thonë. Mos qeshni, se edhe aktoret e humori i ngacmojnë, seksualisht, me siguri në qeshje e sipër. Gazeta “Tema” ka një raportim shumë korrekt mbi të dhënat e situatës së krijuar me Cubin.

“Të themi “jo” do gënjej. Ne e dimë shmë mirë që edhe në botën e shoëbizit këto ndodhin, edhe në teatër sepse ndoshta edhe teatri nuk është edhe aq shoëbiz, por që ndodhin. Ty të vjen regjisori me një propozim të caktuar dhe pastaj fillon me komplimentet, shkojnë më tej, e më tej…Pastaj është edhe çështje e karakterit që deri ku e çon edhe deri ku e lejon. Unë nuk jam tip që e kam lejuar, kam thënë “stop” deri këtu. Ndoshta ka të bëjë me tipin tim, por që ndodh, mua më ka ndodhur. Unë nuk bëj pakt dhe marrëveshje me të tilla gjëra. Kam prishur shumë projekte pse duhet ta mohoj këtë gjë

Për të shtuar pastaj me emrin e ngacmuesit:

Kjo ishte një deklaratë që mosi shumë vëmendje dhe së fundmi Cubi ka vendosur të thotë publikisht emrin e regjisorit, i cili është Xhoslin Rama

Tani që lajmi të jetë lajm, gazeta e gjetur marifetin: hedh ca foto të aktores së humorit, që me rob shpije, po të mos e kesh tekstin e gazetës vetëm për të qeshur nuk të bën.

Majë një shkëmbi duke u mbajtur në pozicion gaforreje, pastaj me gjunjë mbi rërë me flokët të gjata deri në mes të kurrizit në variantin “kamariere 1992”, ecën më tutje me flokë të shkurtra, syze dhe një kominoshe blue jeans si babisiter, pastaj shtrirë vetëm me brekë mbi ca dhoga, në palestër me një lëvizje pozuese të këmbës dhe një ulje të lehtë të streçeve, me fustan të kuq nëpër ca shkallë, në një studio me një gjë lejla që duket si fund, por mundet të jetë edhe paçavurja për të kapur tenxheren e qumështit. Befas në vaskë si e pafajshme, këpucët e hequra sikur e kanë hedhur aty, ngritur këmisha fustan, me geta të modelit “rubeola” dhe një thua në gojë si stjuardesë e pirë, pastaj në mur me një deve kremi të derdhur mbi trup. Mandej, në mënyrë të pamëshirshme mbi një shkëmb në anë të detit me bythët agresive dhe krenare, një sirenë e vërtetë që ka lënë pas adoleshencën.

Pasi gazeta të ka marrë klikimet duhet të përpiqesh të kuptosh se për çfarë të bën për të qeshur Cubi dhe ku e ka spikatur humorin. Pasi është një dukuri pan femërore ky ekspozimi të trupit ndaj mbarë globit sikur të jesh në cirkun personal ku të lejohet çdo gjë.

Cubin a tregon thuajse çdo gjë, ose siç e shkruajnë tani: “nuk i lë vend fantazisë” dhe duke bërë këtë ajo nuk i lë kohë tjetrit të përthithë gjithë atë inteligjencë që po i shpërthen nga sytë e që është prova se ajo ka shumë humor.

Nuk është çudi që edhe këto gratë që gatuajnë tava dhe supë në emisionet e mëngjesit një ditë të dalin në Instagram e të pozojnë në gjithfarë improvizimesh me garuzhde në dorë, me pirun dhe dru mishi, dekor kulinarik I instagramit, ku dihet kush “epshi-qendra”. Se për epshi-qendrën lëftohet o xhan. Aq sa mund të vijë një ditë që edhe majdanozi në duart e kuzhiniereve me ekstension të na duket erëz ekzotike, afrdoziak i vërtetë, pasi gjërat relativizohen : çështje optike është.

Për të mos rënë në seksizëm, apo bullizëm, në izmin e radhës të të drejtave të kujtdo për të qenë ai që ia thotë koka të jetë, mundet ta ftosh : të hëngsha majdanozin, ose ma jep pak garuzhden ta prek ! Se të nxjerrin emrin këto si Cubi që vetë nxjerrin çdo gjë !
 

PS: Cubi është shkurtim i Kaçube? 

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.