Lufta e re do jetë për metalet

Postuar në 24 Dhjetor, 2022 15:56

Agjencia “Reuters” shkruan se lufta e re Lindje-Perëndim do të përqendrohet te metalet dhe do të largohet nga rivaliteti për hidrokarburet. Kjo sipas agjencisë lidhet me tregtinë dhe fluksin tregtar që pritet, ndërkohë që lufta në Ukrainë i dha një mësim Europës se edhe me uljen e çmimeve të gazit, duhen marrë masa që varësia nga Kina të reduktohet.

Nevoja e Europës për kaluar në projektet e energjisë së pastër deri më 2050 me një investim që arrin në 5.3 trilionë dollarë kërkon rritjen me gjashtë herë të prodhimit të bakrit, litiumit, grafitit, nikelit dhe disa materialeve të rralla. Dhe këtu Kina dominon tregun pasi kontrollon procesin nxjerrës të pjesës më të madhe të elementëve në fjalë.

Në përgjigje kompanitë perëndimore mund të mbyllin marrëveshje me furnizues nga vende mqësore, të hapin miniera në Perëndim, apo të fuqizojnë riciklimin. E para është më e thjeshta dhe në vitin 2022 prodhuesit e makinave kanë forcuar bashkëpunimin me minierat dhe kanë investuar në projekte minerare.

Hapja e minierave të reja në shtëpi kërkon kohë, por është më e sigurtë. Psh litiumi. Europa nuk njerr fare nga ky element kyç në makinat elektrike. Dhe SHBA furnizon vetëm me 2% të tregut. Por gjërat po ndryshojnë…

shkruan agjencia.

Duket se ky drejtim përcakton një ndryshim në strategjinë e mbrojtjes së pavarësisë prodhuese të Perëndimit por që do të ketë pasoja të mëdha gobale nëse aplikohet. Zhvillimi kaq i madh dhe i përhapur në disa vende që tradicionalisht kanë qenë të varfra, ka ardhur edhe si pasojë e shkëmbimeve dhe hapjesë tregut, ndërkohë që modeli në fjalë sugjeron të kundërtën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.