Pllaka e Castulos provohet se tregon një luftëtar afrikan që luftoi kundër Publius Cornelius Scipio

Postuar në 18 Dhjetor, 2022 15:32

Një pllakë e gjetur në vitin 1976 në nekropolin e Estacar de Robaniras mendohet se prezanton grafikisht një luftëtar afrikan që mori pjesë në betejën e Castulos ku mbeti i vrarë gjenerali romak Publius Cornelius Scipio.

Bëhet fjalën për luftën e dytë Punike, kur Publius Cornelius – babai i Afrikanit – u angazhua në Spanjë kundër forcave të Hasdrubal Barkës, vëllait të Hanibalit, gjeneralit të famshëm kartagjenas.

Ngjarja supozohet se ka ndodhur në vitin 211 p.e.s dhe gjenerali romak raportohet se është vrarë me goditje heshte. Luftëtari në pllakë paraqitet në kalë, duke mbajtur dy heshta dhe me shalë prej lëkure leopardi.

Pjesë kalorësisë së famshme afrikane përbërë nga numidë dhe mauritanianë, me urdhër të Hanibal Barkës ata u bashkuan me kalorësinë iberike  për të përballuar trupat romake. Sipas profesorit Sabino Perena Yebenes, kalorësia afrikane imponohej në betejë duke qenë se kalorësit kërcenin nga një kalë në tjetrin, një shfaqje që e kemi parë deri vonë te kozakët.

Publius Cornelis Scipio u detyrua të strehohej pas katër vjetësh luftimesh në qytetin e Castulos së bashku me vallanë, Gnaeus. Mbi këtë përballje dëshmon edhe pllaka e cila në vitin 1983 u klasifikua se ilustronte një kalorës iberik. Mendim i hedhur poshtë së fundmi. Pllaka daton në shekullin 3 p.e.s kohë kur Castulo mbahej nga romakët që po fitonin, por që gjithçka ndryshoi me arritjen e kaloërësisë së Masinisës, që çoi edhe në vrasjen e Scipios, sipas Tit Livit me një heshtë që e goditi në kofshë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.