Nga Microsoft, te Mother Jones, tani në Izrael. Cyberiada e Shqipërisë së Edi Klikut

Postuar në 24 Tetor, 2022 21:25

Siguria jonë kibernetike tashmë ka udhëtuar në Izrael. Kryeministri i këtij vendi - tonit d.m.th - ka njoftuar se ka takuar kreun e Agjencisë izraelite të Sigurisë Kibernetike me të cilën do na u krijoka një qendër ekselense për këtë çështje. 

Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike

shkruan z. Rama. 

Ky lloj njoftimi të kujton premtimet e drejtoreshës së AkShI-t që thotë se brenda disa viteve do përgatiten mijëra kodues. Kur e pyet si e qysh, AKShI të drejton te Ministria e Arsimit.

Tani për sigurinë kibernetike z. Rama duhet ende të ngrejë brekët që ia ulën keq këtë verë, jo vetëm pse ia hapën rropullitë dixhitale të shtetasve, por edhe pse ia bënë këtë pasi u mburr se kishte bërë revolucion në administratë. 

E megjithatë një copë raporti për atë që ndodhi ia besoi Microsoftit, ndërkohë që pak muaj më parë u mburr me Mother Jones, tani del në Izrael. Vetëm për partnerët shqiptarë nuk flet kush. 

Në të vërtetë Shqipëria këtu është topi në pingpongun e lojërave mes Iranit dhe ShBA e Izraelit; nuk ka kush këtu merakun e të dhënave tona. Ne jemi në rrugën e shitjes së hapësirës sonë dhe infrastrukturës për ta përdorur të tjerë. Janë lojëra që do t’i paguajmë shtrenjtë, ndoshta pasi të ketë ikur ky që është kryeministër sot dhe ndoshta atëherë do kemi kuptuar se relacionet që sot shiten si strategjike, kanë brenda farën e një helmi që do jetë i vështirë për t’u asimiluar. 

Është fatkeqësi me rëndësi historike që jemi në dorën e një karagjozi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.