Arabia Saudite shpreh interesin për t'u anëtarësuar në BRICS

Postuar në 18 Tetor, 2022 17:38

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa ka deklaruar se Arabia Sauidte, një vend kryesor për furnizimin me naftë në botë, ka shprehur interes për t’iu bashkuar organizatës BRICS, e cila përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën, Afrikën e Jugut. Deklaratat u bënë pas vizitës së Ramaphosas në Riad dhe takimit të tij me princin e Kurorës, Mohammad bin Salman Al Saud.

Një numër vendesh po i qasen organizatës dhe ne u kemi dhënë atyre të njëjtën përgjigje që do të diskutohet me partnerët në BRICS dhe më pas do të merret një vendim

ka thënë ai.

Organizata është parë si një grupim rival ndaj institucioneve perëndimore të financës që ilustron një prirje për të marrë në kontroll rrugë tregtie dhe vendosur blloqe parallele zhvillimi në botë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.