Vdes Elisabeth II e Mbretërisë së Bashkuar

Postuar në 08 Shtator, 2022 21:08

 Me një paradë prej 15 kryeministrash duke nisur që nga Churchill i lindur më 1874 e deri te Liz Trus e 1975-ës, Mbretëresha Elisabeth II shënon një rekord jetëgjatësie në mbretërim dhe përkufizon një kohë të tërë, 

Figura emblematike e Britanisë së Madhe dhe një ndër eminencat e Perëndimit të vjetër, Elisabeth, e lindur Elizabeth Alexandra Mary Windsor, më  21 April 1926 ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare. Pak vite pasi lejoi që të bënte një fluturim alla british me James Bondin e preferuar, Daniel Craig, një gjetje kjo tipike për një njeri që humorin e kishte karakteristikë unitare me popullin e vet. 

Vdekja e monarkes u prit nga një turmë njerëzish jashtë Buckinham Palace, flamuri në gjysmë shtizë, e me radhë protokolli strikt i monarkisë. 

Historia e jetës së saj ka për t’u shkruar shumë herë, ajo njihet mirë, por në një botë që përkufzohet nga perceptimi duhet thënë se Elisabeth është një fitimtare absolute. Skandal las skandali, aludim pas aludimi, autoriteti I saj amortizoi thuajse çdo gjë. Duke qëndruar në fronin e një vendi që kishte rënë nga froni I dominimit. Ndoshta kjo kërkon më shumë aftësi sesa ngjitja, shkëlqimi, që ka inerci të jashtëzakonshme. Ndjesia se imazhi i saj ishte përherë aty, përmbi zhurmën dhe kaosin e një bote në lëvizje, një lloj Vatikani laik në një Perëndim që vuri në diskutim të gjitha hierariktë.

Qetësia, heshtja, por jo pritja, ndoshta kanë përcaktuar këtë imazh të veçantë. Padyshim dhe një ndjenjë për pozitën dhe besimi te monarkia, që e përkundën mbretëreshën mes një njeriu të pushtetit nën mantelin e një murgeshe publike pa mëkatet e politikës. 

Madhëria e saj ka stilin e vet…Çdo gjë në veshjen e saj duhet të jetë e tillë që të përçojë familjaritet, pushtet dhe respekt

shkruanin mediat britanike në 2015-ën.

Patjetër që stili është tregues dhe imponon referencën, por në finale paprekshmëria e një figure buron nga fakti se ajo nuk dëshmon dobësi në pozitën e vet, ndonëse duhet patjetër të mbetesh human. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.