Një botë multipolare dhe Perëndimi nuk e ndalon dot

Postuar në 28 Gusht, 2022 22:42

Rusia duket se përfundimisht e sheh veten si një ndër qendrat e mëvetësishme të pushtetit në rendin e ri global që po merr jetë. Lufta në Ukrainë dhe sidomos reagimi perëndimor kanë përforcuar vizion e liderëve rusë të këtij brezi se vendi i Rusisë në botë është ai i një qendre më vete në kuadër të një bote multipolare. Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov ka deklaruar gjatë një interviste për televizionin “Zvezda” se perëndimi mund të ngadalësojë, por asnjëherë të ndalojë krijimin e një bote multipolare. 

Për fat të keq, partnerët tanë perëndimorë, që i kanë dorëzuar frerët e pushtetit ShBA-ve po kërkojnë të injorojnë proceset objektive historike që mund të ngadalësojnë formimin e një bote multipolare por nuk do të jenë kurrë në gjendje ta ndalojnë atë

citohet nga “Tass”, Lavrov. 

Duke vijuar t’i quajë partnerë përfaqësuesit e Perëndimit, Lavrov ka bërë thirrje që ata “duhet të shohin se çfarë po ndodh në jetën reale dhe të ndërtojnë politikën e tyre në linjë me kërkesat e historisë”. Është një apel që duket se i kërkon Perëndimit të de-oksidentalizojë optikën mbi një botë në të cilën është mësuar të dominojë. Si shembull të analizës së vet, Lavrov ka sjellë një shembull nga Britania e Madhe. 

Ata kanë një thënie sipas së cilës para së të ndërtosh një shteg kopshti është e nevojshme të lësh njerëzit të zgjedhin shtegun që duan. Kështu duhet vepruar në marrëdhëniet ndërkombëtare

ka thënë Lavrov.

Propozimi i Rusisë ka kohë në të vërtetë: ai buron të paktën në terma të politikës aktive që me rënien e Bashkimit Sovjetik që nuk u zëvendësua dot me asgjë tjetër. Kërkimi i Rusisë i vendit të vet në një botë të dominuar nga Perëndimi përfundoi logjikisht në përpjekje për ta rivalizuar atë e tashmë minuar. Duke gërshetuar energjitë me një vend tjetër si Kina që u tregua më e aftë për të modernizuar veten përmes mjeteve dhe parimeve menaxheriale perëndimore, por pa hequr dorë nga identiteti i vet që u shndërrua në instrument për formulimin e objektivave globale. 

Propozimi aktual është shpalosja e një pikëpamjeje që evoluoi sepse Perëndimi nuk diti ose nuk deshi të akomodonte interesat dhe ankthin rus të sigurisë qëkurse u kërkua një arkitekturë e re sigurie në Europë. Një shembull sesi menaxhimi i fuqisë tënde është sfidë shumë e madhe dhe se dështimi në këtë aspekt provokon zhvillime radikale. Një Rusi rivale dhe e ftohtë ndaj Perëndimit ka pasoja të mëdha, një ndër të cilat dhe më e parashikueshmja është nacionalizmi fetar në Europën Qendrore dhe Lindore që po bëhet shumë i madh dhe po i aderon në profilizimin e një Europe që vështirë se do jetë më ajo që kemi parë deri më tani.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.