Nuk e përjashtoj një konflikt global

Postuar në 29 Korrik, 2022 17:41

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ish-drejtuesi i shërbimit sekret izraelit, Mossad, Danny Yatom, shprehet se një konflikt global nisur nga ajo që po ndodh në Ukrainë, nuk përjashtohet.

Askush nuk mund ta thotë. Nëse flasim në përgjithësi, mendoj se liderët do të jenë mjaftueshëm të zgjuar që të frenojnë njëri-tjetrin dhe të shmangin një përshkallëzim global, sepse ky i fundit sot mund të çojë në përdorimin e armëve bërthamore që mund të shkatërrojë tërësisht pjesë të mëdha të botës ku jetojmë.

Kështu që nuk e përjashtoj por ndjesia ime është se nuk do të përkeqësohet në një luftë të plotë, si LIB apo LIIB, ndonëse ka ekspertë, si disa amerikanë, që mendojnë se jemi aktualisht në LIIIB

ka thënë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.