Vendim personal i kreut të OBSH: Lija e majmunit shpallet emergjencë shëndetësore publike ndërkombëtare

Postuar në 23 Korrik, 2022 18:09

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka marrë sot një vendim që do të ketë pasoja për autoritetin dhe besueshmërinë e këtij institucioni. Kreu i saj, Tedros Adhanom Ghebereyesus ka njoftuar se OBSH e ka cilësuar linë e majmunit  emergjencë shëndetësore ndërkombëtare. Vendimi ka rëndësi për faktin se ai konsideron 16 000 raste në mbarë botën për një sëmundje që doli në media sapo u kuptua se emergjenca pandemike me CoVid-19 nuk mund të mbahej më. E cilësuar si sëmundje endemike në Afrikë, ajo po haset në vende të tjera, por me specifikën se po identifikohet te meshkuj që kanë kryer marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Temeperaturë, nodula, këto janë simptomat ndër të tjera, ndërkohë që një tjetër aspekt me shumë rëndësi është fakti se brenda vetë OBSH-së vendimmarrja nuk ka qenë konsensuale.

Ne kemi një shpërthim që është përhapur në botë shpejt, ndonëse me rrugë të tjera transmetimi të cilat ne i kuptojmë shumë pak dhe që takojnë kriteret e Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit.

Komiteti i Emergjencës ishte i ndarë, nëntë kundër deklarimit të shpërthimi si emergjencë shëndetësore publike në shkallë ndërkombëtare me gjashtë pro. Nëntë dhe gjashtë është shumë, shumë afër. Por nuk pati konsensus. Sigurish, përderisa roli i Komitetit është të këshillojë, unë atëherë duhet të veproja si këputësi i nyjes

ka thënë Tedros.

Ka tashmë 3 vjet që botës nuk i ndahet shqetësimi dhe stresi informatik i një epidemie permanente që kurohet me vaksinë pas vaksine, kufizim pas kufizimi, duke imponuar një lloj marshi administrativ për jetën dhe lëvizjen që patjetër ka pasoja. Lija e majmunit është në radhën e emergjencave që prezantohen në një botë që duket se ka hyrë në epokën e emergjencës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.