Debate në OKB/Rusia, përgjegjësja e vetme për krizën e ushqimit(video)

Postuar në 08 Qershor, 2022 15:12

Fjalimi I kreut të Këshillit të Europës, Charles Michel në një seancë të Këshillit të Sigurimit në OKB, ka provokuar largimin nga mbledhja të ambasadorit rus Vassily Nebenzia. Shkak është bërë akuza direkte e Michel sipas të cilit Rusia është përgjegjësja e vetme për krizën aktuale ushqimore, madje ajo po e përdor atë si armë që po provokon varfëri dhe uri.

Michel po ashtu akuzoi se ushtarët rusë kanë kryer krime seksuale në Ukrainë, diçka që është hedhur kategorikisht poshtë nga Nebenzia.

Ju mund të largoheni, ndoshta është më e lehtë të mos e dëgjosh të vërtetën

ka thënë Michel.  

Kriza ushqimore nisi pas invazionit të Ukrainës, por së fundmi Rusia ka deklaruar se do të lejojë daljen e drithit nga portet e Detit të Zi. Ndërkohë edhe Turqia ka marrë përsipër tranzitimin, pavarësisht se aktorët e tregut pohojnë se Ankaraja nuk ka aq fuqi sa të zgjidhë një krizë të këtyre përmasave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.