Dështim strategjik për Rusinë, Finlanda aplikon për anëtarësim në NATO

Postuar në 12 Maj, 2022 13:27

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö dhe kryeministrja Sanna Marin kanë njoftuar dje se vendi i tyre do të aplikojë për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim pa vonesë

thuhet në deklaratën e përbashkët të dy përfaqësuesve të lartë.

Pa asnjë diskutim, ky është një dështim strategjik kolosal për Kremlinin dhe drejtuesin rus Vladimir Putin. I pyetur për këtë çështje, presidenti finlandez ka deklaruar qartë se:

Përgjigja ime është se Putin e shkaktoi këtë gjë. Le të shihet në pasqyrë

Lajmi vjen ndërkohë që në Suedi, një tjetër vend neutral pritet që këtë partia qeverisëse do të njoftojë këtë të djelë se çfarë do të bëjë për anëtarësimin në NATO.

Të dyja vendet nordike kanë një histori të gjatë neutraliteti që vjen si pasojë e Luftës së Dytë Botërore. Vendimi duket se reflekton një situatë të re gjeopolitike, me një Rusi që është shpallur si invazore e një vendi të pavarur dhe sovran, por që përmbi të gjitha, me dështimin për një kapje të shpejtë të Ukrainës dhe sidomos me gabimet ushtarake që janë provuar tanimë katërcipërisht dhe faktin se i ka lejuar vetes të shfaqet me sharlatanizmin e kërcënimeve retorike bërthamore, është bërë një aktor pak i besueshëm. Një aktor i paparashikueshëm dhe që mund të mbahet në kontroll vetëm duke e izoluar strategjikisht.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Putin, por një sinjal është dhënë pak javë më parë me paralajmërimin e instalimit në Kaliningrad të sistemeve raketore të avancuara.

Përtej kësaj, duket se në dy muaj, Vladimir Putin ia ka dalë të zhbëjë arritjet e Bashkimit Sovjetik që ndonëse humbi 1 milionë ushtarë në Finlandë më 1940-ën dhe zhvilloi një luftë për ekzistencë me krahun verior të vetin të zbuluar, u pajtua thjesht me neutralitetin e vendeve nordike, si një zgjidhje afatgjatë të kënaqshme.

Nëse e shohim në planin strategjik, akti i tanishëm provon se Putin dëshmoi dobësi të dukshme, qoftë edhe në aspektin se ai nuk tremb më si më parë duke krijuar një kosto shumë të madhe për Rusinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.