Serbia firmos marrëveshje me "Stellantis" për prodhimin e makinave elektrike

Postuar në 28 Prill, 2022 13:02

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç e ka cilësuar ditën e sotme si të veçantë për vendin e tij. Dhe me gjasë kjo do të jetë një ditë e veçantë edhe për rajonin në kushtet kur çdo individ tanimë orientohet nga kërkesa për mirëqenie dhe punë. Vuçiç ka njoftuar firmosjen e një marrëveshjeje me kompanianë Stellantis për prodhimin e makinave elektrike në Serbi, proces që do të nisë në vitin 2024.

Një erë e re ka nisur…Ne duhet të mendojmë…për çmimin e elektricitetit, për të patur çmim të lirë, pra më të lirë se të tjerët dhe që ta arrijmë këtë duhet të kemi më shumë energji të rinovueshme, të nisim të ndërtojmë impiante të këtij lloji

është shprehur presidenti serb.

Makinat që pritet të prodhohen do të kenë bateri të veçanta që kushtojnë sa 40% e çmimit të plotë.

Ky është një investim prej rreth 190 milionë eurosh, Serbia do të japë 48 milionë euro. Është e rëndësishme për Kragujevacin, Shumadijen për mbarë Serbinë. Nuk është  vetëm çështja sesa njerëz do të punësojë, por edhe se çfarë lloj vlere të re do të prodhojë…Stellantis do të ketë 80-100 modele të reja deri në vitin 2030 dhe është e qartë se çfarë lloj revolucioni po përgatitet në tregun e automobilëve

ka thënë ai.

Comments

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Te gjitha investimet i merr serbia.
Te ne edi rama pritet qe deri me 2050 te kete shperndare dhe 10 Certifikata Pronesie!
Natyrisht do e ndihmoje dhe Daktorri si perfaqesues i ish pronareve!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.