Sanksionet ndaj Rusisë/Qeveria greke parashikon reduktimin e TVSH-së për ushqimet

Postuar në 31 Mars, 2022 14:14

Qeveria greke po konsideron një reduktim të TVSh-së mbi ushqimet. Ministri grek i Financave, Christos Staikouras ka deklaruar në një intervistë radiofonike se masat do të varen nga hapësira fiskale. Sipas tij ato do të përqendrohen në produktet që kanë ndikim përcaktues në koston e jetesës për familjarë me të ardhura të ulëta.

Në përkrahje të kësaj mase është shprehur edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis ndërkohë që në disa segmente të politikës ka dyshime nëse ajo do të shkojë deri te konsumatori. Sipas parashikimeve lufta në Ukrainë – më saktë sanksionet e Perëndimit – kanë ndikuar edhe në tregues të tillë si infalcioni që parashikohet në 5%.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.