Orban: Lufta më e mirë është ajo që mund të shmanget

Postuar në 21 Mars, 2022 09:49

Megjithëse një nga kritikët më të mëdhenj të politikave të BE-së për emigracionin në kulmin e krizës së këtij të fundit, në vitin 2015, Viktor Orban e ka hapur derën e Hungarisë për ukrainasit që i ikin luftës në vendin e tyre. “Lufta më e mirë është ajo që mund të shmanget”, tha të shtunën kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Orban e bëri këtë deklaratë në Novi Sad, në krah të presidentit serb, Aleksander Vuçiç, me të cilin tha se kanë "shumë plane të mira së bashku", ndërsa përballen me një sfidë serioze në lidhje me luftën në Ukrainë. Orban dhe Vuçi inuguruan hekurudhën ndërkombëtare Beograd-Budapest. Orban theksoi se vendi i tij po ndien vështirësi në vazhdën e luftës që po zhvillohet pranë kufijve lindorë të Hungarisë.

Pavarësisht të gjitha vështirësive, unë premtoj se do ta mbajmë të gjallë miqësinë hungarezo-serbe. Ne do ta ruajmë paqen, sepse lufta shkatërron, ndërsa paqja ndërton. Ne do t’i realizojmë të gjitha planet me presidentin tuaj në këtë paqe”, tha Orban. Ndërtimi i hekurudhës Beograd-Novi Sad 75 kilometra të gjatë për trenat 200 kilometra në orë filloi në vitin 2017 dhe kushtoi 935 milionë dollarë. Orban u zotua se, megjithëse Hungaria aktualisht është pak prapa në projekt, lidhja hekurudhore 350 kilometra e gjatë midis Beogradit dhe Budapestit do të përfundojë deri në vitin 2025. Hekurudha Beograd-Budapest e redukton në dy orë e gjysmë udhëtimin mes dy kryeqyteteve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.