Rusia: Kemi eliminuar 900 objekte ushtarake të Ukrainës

Postuar në 27 Shkurt, 2022 10:51

Forcat e armatosura ruse kanë eliminuar 975 objekte të infrastrukturës ushtarake të Ukrainës dhe kanë rrëzuar 26 avionë. Shifrat i bëri të ditur sot zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor, Igor Konashenkov, të cilit i referohet TASS.

“Deri tani forcat e armatosura ruse kanë eliminuar 975 objekte të infrastrukturës ushtarake të Ukrainës, mes tyre 23 pika komandimi dhe qendra komunikimi të Forcave të Armatosura të Ukrainës, 3 stacione radari, 31 sisteme të mbrojtjes ajrore S-300, Buk-M1 dhe Osa, 48 radarë. Tetë avionë luftarakë dhe 7 helikopterë, 11 mjete ajrore pa pilot, dy raketahedhës Tochka-U janë rrëzuar”, tha ai.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, janë eliminuar 223 tanke dhe mjete të tjera të blinduara luftarake, 28 avionë (në tokë), 39 sisteme raketash me shumë lëshime, 86 armë artilerie të degëve në terren dhe hedhës mortajash, 143 njësi automjetesh speciale taktike.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar ndërhyrjen ushtarake si përgjigje ndaj një kërkese të krerëve të republikave të Donbasit. Udhëheqësi rus theksoi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret e Ukrainës. Ministria ruse e Mbrojtjes siguroi se trupat ruse nuk po synojnë qytetet ukrainase, por janë të kufizuara në goditjen kirurgjikale dhe pamundësimin e infrastrukturës ushtarake të Ukrainës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.