Turqia nis fushatën për ndryshimin e emrit

Postuar në 18 Shkurt, 2022 09:48

Presidenca e Republikës Turke ka nisur një fushatë në rrjetet sociale për të ndryshuar emrin me të cilin njihet ndërkombëtarisht Turqia (në anglisht 'Turkey') me termin në turqisht 'Türkiye'.

Gazeta Milliyet zbuloi fushatën '# SayTürkiye' e cila pason një nismë tjetër të quajtur '# HelloTürkiye' e nisur në dhjetor kur ky vendim u njoftua nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Emri i ri "përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit tonë në botën më të mirë", tha lideri turk, duke inkurajuar kompanitë që të përdorin emërtimin "made in Türkiye" në produktet e destinuara për eksport.

Projekti synon të ndryshojë termin edhe në pasaporta, dokumente identiteti, faqe interneti institucionale dhe në versionet ndërkombëtare të rrjeteve sociale të kompanive turke. Shumë faqe zyrtare të internetit kanë ndryshuar tashmë emrin ndërsa gazetarët nga versioni anglisht i TV publik turk TRT Ëorld kanë filluar të përdorin termin 'Türkiye' javët e fundit.

"Ne besojmë se është e rëndësishme të përdoret termi "Türkiye" në arenën ndërkombëtare për të forcuar më tej markën dhe reputacionin e vendit tonë", tha drejtori i komunikimit presidencial Fahrettin Altun, i cili ideoi fushatën. Sipas mediave lokale, Ankaraja synon të regjistrojë zyrtarisht termin 'Türkiye' në Kombet e Bashkuara në javët në vijim.

Rasti i ngjan atij të Iranit, i cili në vitin 1935 ndryshoi emrin nga Persia, një emër që e përdornin kryesisht perëndimorët. Fjala Iran do të thotë Persi në persisht, dhe në atë kohë, mendohej se vendi duhet të përdorte emrin që i kishte vënë vetes, jo një emër të imponuar në dukje nga jashtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.