Francë, “mur” gjobash për Karvanin e Lirisë

Postuar në 14 Shkurt, 2022 10:03

Policia franceze po përpiqet ta parandalojë me gjoba atë që në Kanada u shndërrua në një protestë masive. Të paktën 30 gjoba u vunë pasi i vetëshpalluri "Karvani i lirisë" u përpoq të hynte në Paris për të protestuar kundër kufizimeve të COVID-19 të shtunën.

Autokolona po përpiqen të hyjnë në kryeqytetin francez nga drejtime të ndryshme për të protestuar kundër pasaportës së vaksinimit, të cilën qeveria franceze e ka vendosur si kriter për hyrjen në shumë hapësira publike.

Pavarësisht ndalimit të protestave të tilla në Paris, qindra automjete – kryesisht makina dhe furgona – u mblodhën në unazën e Parisit të shtunën pasi e kaluan natën në periferi të kryeqytetit, raporton AFP.

Policia e Parisit ka përgatitur gati 7200 oficerë për të parandaluar hyrjen e protestuesve në qytet në ditët në vijim.

Protestuesit janë frymëzuar nga demonstratat e Karvanit të lirisë në Kanada, që nisën muajin e kaluar, fillimisht për të protestuar ndaj detyrimit të vaksinës për kamionistët që kalojnë në vend.

Kryeministri francez Jean Castex mbrojti të premten protestën në Paris, duke argumentuar: "E drejta për të protestuar dhe për të shprehur mendimin tënd është e drejtë e garantuar me kushtetutë në republikën tonë dhe në demokracinë tonë. E drejta për të bllokuar të tjerët ... nuk është e tillë."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.