441 ditë me Covid!

Postuar në 14 Shkurt, 2022 20:35

Përvoja e një pacienti turk me Covid-19 është ndër më të rrallat. Kur u infektua, Muzaffer Kayasan mendoi se ishte i destinuar të vdiste, pasi ndërkohë vuante nga leukemia.

Katërmbëdhjetë muaj dhe 78 teste pozitive më vonë, ai është ende gjallë – dhe ende po lufton me infeksionin.

Kayasan, 56 vjeç, ka infeksionin më të gjatë të regjistruar në Turqi, ndoshta për shkak të sistemit imunitar të dobësuar nga kanceri.

Herë në spital e herë në shtëpi përgjatë kësaj kohe, ai gjen mundësinë të bëjë edhe humor: “Mendoj se ky është versioni femëror i Covid – ndryshe nuk ka si shpjegohet ky fiksim pas meje", tha ai pasi mori përgjigjen e testit të radhës: pozitive sërish.

Pacientët me koronavirus me imunosupresion kanë rrezik të shtuar për atë që njihet si Covid-i i gjatë.

Një studim i Shoqatës së Leuçemisë dhe Limfomës tregon se një në katër pacientë me kancer të gjakut nuk prodhon antitrupa të zbulueshëm edhe pas marrjes së dy vaksinave.

Mjeku i Kayasan, Serap Simsek Yavuz, profesor i sëmundjeve infektive dhe mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Stambollit, tha se rasti i tij është rasti më i gjatë që ata kanë gjurmuar dhe se po monitorohet nga afër për çdo rrezik të një varianti të mutuar.

Rasti i një pacienti që rezulton pozitiv për 441 ditë nuk është diçka që është raportuar deri më sot”, tha Cagri Buke, doktor i sëmundjeve infektive dhe mikrobiologjisë klinike në Spitalin Acibadem.

Testet pozitive e bëjnë Kayasan të pakualifikueshëm për vaksinim, pasi pacientët pozitivë duhet të presin shërimin e plotë për t’u vaksinuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.