Botuesit japonezë kërkojnë dëmshpërblim për piraterinë e mangave

Postuar në 31 Janar, 2022 13:24

Katër botues të mëdhenj japonezë të mangave njoftuan se do të padisin një kompani amerikane, e cila sipas tyre bën hostimin e serverëve të një faqeje pirate, çka e bën këtë ofensivën më të fundit kundër kopjeve të paligjshme të novelave të tyre karakteristike.

Pirateria nuk është një problem i ri për industrinë e famshme të mangave japoneze, për të cilat botuesit thonë se humbasin miliona të ardhura.

Katër botuesit japonezë do ta paraqesin padinë në Gjykatën e Qarkut të Tokios, tha për AFP zëdhënësi i Kodansha-s, njëri prej tyre.

Kodansha, Shueisha, Shogakukan dhe Kadokawa -- akuzojnë kompaninë e infrastrukturës së internetit Cloudflare për shkelje të të drejtave të autorit për rolin e saj në hostimin e sajteve që shpërndajnë kopje pirate të mangave.

Japonezet kërkojnë një dëmshpërblim prej 400 milionë jenësh (3.5 milionë dollarë), sipas një burimi të cilit i referohet AFP.

Faqja Cloudflare akuzohet se ka ndihmuar, duke ofruar një server që mund të trajtojë trafik të konsiderueshëm në internet, me rreth 300 milionë shikime në muaj.

Zëdhënësi i Kodansha, Tomoyuki Inui, thotë se e gjithë kjo bëhet për të mbrojtur të drejtat e artistëve dhe kulturën japoneze.

"Të gjitha fitimet që nxirren nga manga nga ato faqe pirate shkojnë direkt te operatorët e tyre të paligjshëm. Asgjë nuk shkon në librari, te botuesit dhe artistët manga që i kanë kushtuar jetën krijimit të këtyre veprave. Ne duhet të ndalojmë faqet e piraterisë në mënyrë që të mbrojmë kulturën japoneze të manga", thotë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.