Bezos shndërron veten në personazh kinematografik: Investim kundër plakjes

Postuar në 21 Janar, 2022 01:35

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka një ëndërr të re: të zhvillojë teknologjinë e pavdekësisë.Bezos po investon në ngritjen e një startup-i kundër plakjes të quajtur Alto Labs, i cili u lançua të mërkurën. Projekti ka rekrutuar kohët e fundit Hal Barron, dikur numri një i gjigantit farmaceutik GlaxoSmithKline, i cili tani është emëruar si CEO i Alto Lab.

Jam thellësisht i nderuar që më është ofruar kjo mundësi një herë në jetë për të udhëhequr një kompani kaq unike me një mision transformues për të shmangur sëmundjet”, tha Barron në një deklaratë për shtyp.

Barron i bashkohet një ekipi të vërtetë shkencëtarësh të ngarkuar me mposhtjen e vdekjes, duke përfshirë Dr. Shinya Yamanaka dhe Jennifer Doudnae, të dyja të nderuara me Nobel në Mjekësi. Së bashku me një ekip shkencëtarësh dhe studiuesish të njohur, startup-i i mbështetur nga Bezos njoftoi gjithashtu se ka siguruar më shumë se 3 miliardë dollarë financim në fillim.

Bezos nuk është investitori i vetëm i pasur që ndihmon financimin e Alto Labs. Miliarderi ruso-izraelit, Yuri Milner, është angazhuar për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë kundër plakjes. Objektivi i kësaj sipërmarrjeje të re është misioni për të arritur riprogramimin biologjik. Kjo është një metodë e rinovimit të qelizave pasi ato të jenë pjekur. Në teori, qelizat më pas mund të bëjnë gjëra të tilla si të riparojnë trupin ndërsa plaket dhe madje të kurojnë sëmundje të lidhura me moshën, si demenca.

Vetëm koha do të tregojë nëse kjo sipërmarrje e mbështetur nga miliarderët mund të na ndihmojë të qëndrojmë të rinj përgjithmonë. Nëse nuk arrihet kjo, të paktën do të kuptojmë se nëse këtë nuk ë bëjnë dot pasanikët më të mëdhenj të botës dhe shkencëtarët më të mirë, atëherë përfundimisht vdekja nuk mund të mposhtet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.