Lajm i mirë? Ilir Beqja nuk është më kundër Shqipërisë

Postuar në 05 Nëntor, 2021 01:43

Në Fletoren Zyrtare është botuar së fundmi një vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për çështjen kumbuese “Ilir Beqja kundër Shqipërisë”. Zoti Beqja është ish-ministri i Shëndetësisë, i cili është ankuar se me diskualifikimin e tij për mbajtjen e mandatit të deputeteti, i është dhunuar një e drejtë që rregullohet sipas tij në nenin 3 të Protokollit nr. 1 të Konventës së të Drejtave të Njeriut. Gjykata njofton se ankesa i është komunikuar qeverisë shqiptare e cila ka kthyer përgjigje në datat 20 nëntor dhe 15 dhjetor 2020, e cila i është komunikuar përfaqësuesit ligjor të z. Beqja, avokatit Artan Hajdari.

Ankesa e kërkuesit për një shkelje të nenit 3 të protokollit nr. 1 të Konventës, për shkak të diskualifikimit të tij për mbajtjen e mandatit parlamentar, iu komunikua Qeverisë Shqiptare (“Qeveria”)...Me anë të një shkrese të datës 4 shkurt 2021, përfaqësuesi i kërkuesit u bë me dije se mosdorëzimi i një përgjigjeje mund të rezultonte në përjashtimin e kërkesës sipas nenit 37§1(a) të Konventës. Përfaqësuesi i kërkuesit e shkarkoi shkresën më 8 shkurt 2021, dhe më pas më 11 shkurt, 17 maj, 8  qershor dhe 29 korrik 2021. Megjithatë, nuk erdhi asnjë përgjigje. Ai nuk ka kërkuar të kontaktojë Gjykatën për të raportuar për ndonjë çështje teknike, ose për ndonjë çështje tjetër…Për sa më sipër,  dhe në mungesë të rrethanave të veçanta në lidhje me respektimin e të drejtave të garantuara nga  Konventa dhe Protokollet në të, Gjykata, në mbështetje të nenit 37§1(a) të Konventës, gjykon se nuk justifikohet që të vijohet më tej me shqyrtimin e kërkesës. Për këtë arsye, Gjykata, në mënyrë unanime, vendos ta përjashtojë kërkesën nga lista e saj e çështjeve

thuhet në vendimin e gjykatës.

Nuk është e qartë se cila është arsyeja e kësaj tërheqjeje të ish-ministrit të Rilindjes që humbi mandatin nën arsyetimin e konfliktit të interesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.