Thellohet përplasja Poloni-Bruksel, ECJ detyron Varshavën të paguajë 1 milion euro gjobë në ditë

Postuar në 28 Tetor, 2021 16:05

Përplasja e Polonisë me BE-në merr një kthesë të re. Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) vendosi të mërkurën që Polonia duhet të paguajë një gjobë prej 1 milion euro (1.2 milion dollarë) në ditë. Gjoba ka të bëjë me injorimin nga ana e Polonisë të një vendimi të BE-së për reformat gjyqësore të Varshavës, raporton DW.

Gjykata Europiane e Drejtësisë e mori këtë masë për të ndëshkuar vendimin e Polonisë për të mos pezulluar dhomën disiplinore të Gjykatës së saj të Lartë, e cila kritikët thonë se lejon shkarkimin e gjyqtarëve për arsye politike.

Në korrik të këtij viti, GJED vendosi se dhoma nuk garanton paanshmërinë gjyqësore dhe urdhëroi që ajo të pezullohej.

GJED-ja tha në një deklaratë për shtyp të mërkurën se gjoba ishte "e nevojshme për të shmangur dëmtimin serioz dhe të pariparueshëm për rendin juridik të Bashkimit Evropian dhe për vlerat mbi të cilat është themeluar Unioni, veçanërisht ai i shtetit të së drejtës. "

Komisioni Evropian kishte kërkuar që "gjobat financiare" të vendoseshin më 9 shtator pasi Polonia nuk përmbushi vendimin e korrikut.

Ligji që vuri Varshavën në një kurs përplasjeje me Brukselin u miratua më 14 shkurt 2020. Ligji i ri riorganizon gjykatat e zakonshme, Gjykatën e Lartë dhe disa rregullore të tjera. Në veçanti, Dhoma e Disiplinës sipas Komisionit kufizon pavarësinë e gjyqtarëve polakë, duke qenë në gjendje t'i ekspozojë ata ndaj procedimeve penale dhe uljes së pagave dhe duke qenë "jo imun nga ndikimet e drejtpërdrejta ose të tërthorta të pushteteve legjislative dhe ekzekutive".

Duke besuar se dispozitat e legjislacionit kombëtar në fuqi shkelin ligjin e BE-së, Komisioni ka bërë ankim për mospërputhje në Gjykatën e Drejtësisë. Në pritje të vendimit të Gjykatës që do të mbyllë procedurat, Komisioni ka kërkuar, në kuadër të procedurës së përkohshme, të urdhërojë Poloninë të miratojë një sërë masash të përkohshme. Me urdhër të datës 14 korrik të kaluar, nënkryetari i atëhershëm i Gjykatës pranoi të gjitha kërkesat e Komisionit në pritje të dhënies së vendimit përfundimtar.

Duke besuar se Polonia nuk kishte përmbushur detyrimet e saj sipas atij urdhri, Komisioni paraqiti një apel duke kërkuar që Polonia të urdhërohej të paguante një gjobë ditore. Ky sanksion hyri dje në fuqi derisa Varshava të përmbushë detyrimet e saj. Në Twitter, zëdhënësi i kryeministrit polak përsëriti se për Varshavën "çështja e rregullimit të organizimit të gjyqësorit është kompetencë ekskluzive e shteteve anëtare". Mënyra e ndëshkimit dhe shantazhit ndaj vendit tonë nuk është rruga e duhur”, ka përfunduar ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.