Mashtrime me sistemin e kontrollit të Boeing 737

Postuar në 15 Tetor, 2021 08:07

Një gjykatë federale në Teksas të SHBA ka gjetur se Boeing 737 Max është prodhuar me probleme të sigurisë të cilat janë përpjekur të mbulohen përmes mashtrimit. Nën akuzë është vënë ish-shefi teknik i kompanisë, 49 vjeçari Mark Forkner që thuhet se ka mashtruar autoritetet duke ofruar materiale false, të pasakta dhe të paplota për sistemin e kontrollit të fluturimit të avionit.

Fjala është për një soft të quajtur si Sistemi i Fuqizimit të Karakteristikave të Manovrave që shërben për të ulur pjesën e përparme të avionit në kushte të caktuara dhe që është gjendur si shkak i dy aksidenteve fatale të këtij lloji avioni në një periudhë prej pesë muajsh dhe ku mbetën të vdekur 346 persona.

Në përpjekje për të kursyer para të Boeing, Forkner supozohet se ka fshehur informacione kritike ndaj rregullatorëve

është shprehur prokurori në detyrë i Teksasit të Veriut, Chad Meacham.

Modeli në fjalë është autorizuar të përdoret në Brazil, Kanada, në Europë dhe Britani të Madhe, çka e bën kërcënimin për sigurinë nga mashtrimet e presupozuara të Forkner shumë të madh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.