Kaliforni, studime rreth etnive përpara diplomimit në shkollat e mesme

Postuar në 09 Tetor, 2021 12:52

Nxënësit e shkollave të mesme në Kaliforni të ShBA-së do të duhet të ndjekin një kurs për studime etnike përpara se të diplomohen në fund të shkollës. 

Ligji është firmosur së fundmi nga Guvernatori Gavin Newsom dhe ai pason një debat të madh dhe protestash pas vrasjes së George Floyd. 
Zbatimi i efekteve të ligjit nisin në vitin 2029, ndërkohë që shkollave do t’u kërkohet të ofrojnë kurse të studimeve etnike duke nisur nga viti 2025. 

Një ndër problemet e hasura me krijimin e kurseve të tilla është diskutimi mbi mënyrën si do të mësohet historia e komuniteteve etnike të ndryshme. 
Vendimi i marrë ka referuar në pikëpamje teorike dhe didaktike një studim të kryer nga universiteti i Stanford sipas të cilit “studimet etnike ndihmojnë në zgjerimin e mundësive edukuese në shkolla, u mësojnë studentëve rreth komuniteteve të ndryshme…”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.