Spermatozoidët, "agjentë" të fekondimit

Postuar në 09 Shtator, 2021 10:16

Studiuesit australianë kanë zbuluar një rol të panjohur më parë të spermës. Përtej fekondimit të vezës, sperma ia del edhe të "bindë" trupin femëror ta pranojë atë.

Riprodhimi i njeriut zakonisht fillon me spermën që lëviz përmes lëngut seminal drejt një veze dhe e fekondon atë. Kjo krijon një zigotë, e cila më pas mund të ngjitet në murin e mitrës dhe të fillojë procesin e zhvillimit në një fëmije.

Por i gjithë ky proces nuk është i garantuar. Kjo pasi sistemi imunitar i gruas mund të refuzojë vezën e fekonduar si diçka "të huaj" dhe të pengojë ngjizjen e një fëmije.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se lëngu seminal përmban proteina që shuajnë këtë përgjigje imune, duke inkurajuar trupin e gruas të pranojë zigotën dhe shtatzëninë.

Tani, studiuesit në Universitetin e Adelaide kanë zbuluar se spermatozoidet dërgojnë sinjalet e tyre të krijuara për të bindur trupin e gruas.

Pra, spermatozoidët nuk janë vetëm bartës të materialit gjenetik, por edhe “agjentë” për të bindur femrën të investojë burime riprodhuese me mashkullin e angazhuar në një raport seksual.

Për të arritur në këtë përfundim u bë një eksperiment me minj. Minjtë femra u çiftuan me meshkuj që prodhuan spermë dhe meshkuj që i ishin nënshtruar vazektomisë (që do të thotë, prodhojnë lëng seminal pa spermë).

Bazuar në ndryshimet në shprehjen e gjeneve të ndryshme në mitrën e femrave, studiuesit përcaktuan se minjtë që prodhojnë spermë nxitën një tolerancë më të fortë imune tek partneret sesa ata që kishin bërë vazektominë.

Duke futur spermën mashkullore në qelizat femërore në laborator, studiuesit konfirmuan se sperma ishte përgjegjëse direkte për ndryshimet.

Një konkluzion i tillë mund të përdoret për të luftuar me efektivitet probleme të riprodhimit që nisin nga steriliteti te aborti i përsëritur, preeklampsia dhe lindja e fëmijëve të vdekur, të gjitha këto të lidhura me përgjigjen imune të femrës gjatë riprodhimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.