Franca nuk do të vaksinojë fëmijët: Mjaftojnë masat në shkolla

Postuar në 07 Shtator, 2021 14:58

Në Francë, autoritetet nuk e shohin si të domosdoshëm vaksinimin e fëmijëve nën 12 vjeç. Drejtori i përgjithshëm i shërbimeve të shëndetit publik në Francë, Jérôme Salomon, thotë se protokolli shëndetësor për periudhën e shkollës është i mjaftueshëm për të shmangur një valë të katërt. Ndërkohë, në fokus do të jenë fëmijët mbi moshën 12 vjeç.

"Neve na mungojnë të dhëna të mjaftueshme shkencore dhe studimet janë duke u kryer. Kështu që ne do të duhet të përshtatemi ndërsa evoluojnë njohuritë tona shkencore. Sot, përparësia janë fëmijët 12 vjeç e lart", tha ai.

Moshat 12-17 vjeç përfaqësojnë 7 për qind të popullsisë franceze sipas Santé Publique France.

Statistikat e fundit tregojnë se që nga java e parë e shtatorit, rreth 49 për qind e këtij grupi ishin vaksinuar plotësisht, ndërsa 64 për qind kishin marrë një dozë, krahasuar me rreth 72 për qind për të rriturit që kanë marrë vetëm dozën e parë.

"Ne kemi një valë të katërt e cila po evoluon pozitivisht sepse kemi parë një rënie prej 20 për qind të rasteve brenda një jave. Kjo është e rëndësishme të theksohet, edhe pse situata është ende shumë e vështirë në territoret jashtë shtetit", tha ai.

"Ne i kemi të gjithë përbërësit për ta bërë periudhën e shkollës një sukses: vaksinimi i të rriturve, maska, teste, ventilim dhe protokolli i shkollës".

Ministri francez i arsimit, Jean-Michel Blanquer, prezantoi protokollin shëndetësor për vitin e ri shkollor në fund të gushtit, duke shtuar se karta e shëndetit, e cila tregon statusin e vaksinimit të një personi, nuk do të jetë e detyrueshme për studentët.

Sidoqoftë, karta e shëndetit do të bëhet e detyrueshme për fëmijët mbi 12 vjeç që nga 30 shtatori. Ajo do të bëhet kusht për hyrjen në klube sportive, palestra dhe pishina publike. Karta është tashmë e detyrueshme për të rriturit në të gjitha hapësirat publike (kinema, palestra, muze, restorante) që nga 21 korriku.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.