Arabia Saudite nis zhvendosjen e mediave shtetërore nga Dubai drejt Riadit

Postuar në 05 Shtator, 2021 11:17

Arabai Saudite ka nisur zhvendosjen e selive të mediave të veta shtetërore nga Dubai drejt Riadit. Agjencia “Reuters” citon burime pranë Princit të Kurorës Mohammed bin Salman sipas të cilave vendimi është pjesë e një plani më të gjerë për ta shndërruar Arabinë Saudite në një pol ekonomik në rajon.

Al-Arabyia dhe Al Hadath do të nisin zhvendosjen që nga janari, kur do të nisë transmetimi për 12 orë nga Riadi. Sipas të burimeve në fjalë do të duhen 2 vjet për të përfunduar ristacionimin e stafit dhe infrastrukturës. Vendimi pason një akt tjetër të qeverisë saudite në fillim të këtij viti, që ndalon dhënien e kontratave shtetërore kompanive dhe institucioneve tregtare që mbajnë selinë e tyre të Lindjes së Mesme në ndonjë nga vendet e rajonit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.