Ndalimi i Golfstrimit, pasoja më shumë sesa katastrofike

Postuar në 06 Gusht, 2021 15:41
Paul Wallis

 

Rryma e Gjirit në Atlantik(ose Rryma e Mesit Oqeanor në Atlantik që këtej Golfstrim) është një ndër shpërndarësit kryesorë të nxehtësisë në botë. Rrymat e ngrohta nga jugu sjellin ujin e ngrohtë në bregun verilindor të Amerikës së Veriut dhe Europës. Studime të reja kanë konfirmuar gjetje të mëhershme nga Universiteti i Kopenhagenit se Golfstrim është në rënie serioze, në mos fatale.

Shenja të çrregullimit të Golfstrim ka vite që janë verfikuar. Tani duket se ajo po shkon drejt kolapsit. Lajmi është asgjë më sesa konfirmim. Sasi të mëdha uji të ëmbël kanë hyrë në Atlantik nga Arktiku dhe Groenlanda, duke ndryshuar strukturën termike të Golfstrimit.

Bazat

Kjo është fizikë elementare e shkollës së mesme me një histori interesante. Njeriu që studioi i pari dhe i vuri emrin Golfstrimit ishte Benjamin Franklin. Po, ai Benjamin Franklin. Ai kuptoi mekanizmin bazë dhe në themel përpiloi teorinë funksionale të Golfstrimit. Në 200 vjetët e fundit, shkenca ka vazhduar punën e tij.

Uji i kripur e përcjell ndryshe nxehtësinë nga uji i ëmbël. Uji i ëmbël nuk përçon shumë nxehësi. Ai ngrin po ashtu shumë më shpejt. Kështu që uji i detit i trazuar me ujë të ëmbël të shkrirë nga akujt ka një profil shumë të ndryshëm në përcjelljen e nxehtësisë si në kohë të nxehtë ashtu edhe të ftohtë. Një përzierje e madhe e këtillë do të sjellë ndryshimin shumë të madh të sjelljes në Atlantikun Verior. Problemi është se Golfstrimi është literalisht transportuesi i vetëm i madh i nxehtësisë për të dyja anët e Atlantikut. Nëse ajo ndalon së përçuari nxehtësi, ka disa mundësi që mund të zhvillohen:

  • Ngrirje të shpejta sezonale në dimër
  • Përmbytje masive sezonale si pasojë e shkrirjes së akujve të krijuar nga akullimet
  • Akullim permanent në shkallë masive
  • Nxehtësi e papërçuar në tropik, rreth Gjirit të Meksikës dhe pak a shumë në atë gjerësi gjeografike në mbarë botën

Një epokë akullnajore e krijuar nga ngrohja globale? Nëse po, çfarë ndodh? Çdokush e merr me mend.

Teroia bazë është se Golfstrimi mbron Atlantikun e Veriut dhe sterenë europiane nga superakullimet si ajo e epokës së fundit akullnajore. Kështu nëse Golfstrim merr fund, kjo situatë nuk vazhdon. Kjo nuk është e sigurtë. Askush nuk e di realisht se çfarë ndodh nëse një rymë e ngrohtë ndalon së përçuari nxehtësi. A shfaqen rryma të tjera? Do të duhet, për shkak të trasnferimit të nxehtësisë, por çfarë ndodh nëse nxehtësia qëndron në jug? Një epokë akullnajore?  Një shkallëzim global temperaturash veri/jug nxehtë/ftohtë?  

Teoria e Epokës së Akullit ka disa elementë të besueshëm. Nëse teoria është e saktë, Golfstrim është mbrojtësi i masave tokësore në të dyja anët e tij, të cilat përndryshe do të ishin shumë më të ftohta. Kjo mund të bëhet komplekse. Për ta vënë këtë në perspektivë - Epoka e fundit e akullnajave mbuloi pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut me një shtresë akulli një milje të thellë. Luginat e thella “të gdhendura” nga akullnajat janë një dëshmi për sasinë e akullit. Pjesa më e madhe e veriut u bë e pabanueshme për mijëvjeçarë. Por nuk mbaron këtu. Një sasi e madhe uji të ëmbël gjithashtu mund, ose do të bllokohej nga ngrirjet e mëdha. Kjo do të thotë shumë më pak ujë në ekosisteme. Pra, sasia e ujit në dispozicion mund të ulet, në mënyrë drastike. Shkrirjet sezonale mund të japin ose jo ujë. Në Epokën e Akullnajave, kjo nuk ndodhi. Nga perspektiva njerëzore - teknologjia aktuale dhe popullatat njerëzore nuk mund ta zgjidhin këtë në asnjë nivel. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndezjen e ngrohësve dhe blerjen e ujit në shishe. Infrastruktura thjesht mund të shkatërrohet nga zgjerimi dhe tkurrja termike në shkallë globale. Akullnajat vs infrastruktura aktuale nuk është një ide pa mend.

Po Oqeani Paqësor dhe ai Indian?

Rrymat e tjera të oqeanit të krijuara nga rënia e Golfstrimit mund të jenë shumë të ndryshme. Oqeanet e botës janë të lidhura. Termodinamika nuk negocion. Për momentin, rrymat e ngrohta po ngrohin botën. Rrymat e ftohta ekzistojnë gjithashtu paralelisht me ato rryma të ngrohta. Çfarë ndodh nëse rrymat e ngrohta zhvendosen? Gjithashtu, dhe në mënyrë kritike - Çfarë ndodh diku tjetër? Hemisfera jugore është shumë e ndryshme. Vendi më i ftohtë në botë, Antarktida, është i rrethuar nga rryma super të ftohta. Nuk është aspak si Arktiku, i cili nuk ka masë toke. Ky mund ose nuk mund të jetë një sistem i qëndrueshëm, edhe nëse shkrirjet e mëdha të Antarktikut vazhdojnë. E njëjti shkrirje e madhe - shumë ujë i freskët – mund ta bëjë balistik ciklin e madh të ngrirjes. Ngritja ose ulja e niveleve të detit, në varësi të skenarit që vjen, është në lojë. Në Epokën e fundit të akullnajave, nivelet e detit në hemisferën jugore ishin shumë më të ulëta. Mund të ecje nga Europa në Australi pa i lagur këmbët. Kjo gjithashtu nënkupton shumë më pak ujë të freskët dhe sasi të mëdha ngrirjeje. Super thatësira të shkaktuara nga uji më pak atmosferik është një mundësi.

Problemi me gjithë këtë është një fakt i thjeshtë - nxehtësia duhet të shkojë diku. Ky është parim i termodinamikës. Ndoshta nxehtësia thjesht shpërndahet? Në të kaluarën, Toka-top dëbore ishte diçka reale. I gjithë planeti ishte i ngrirë për miliona vjet.

Megjithatë, tani planeti është tjetër. Masa e tokës tani është gjigante dhe e shpërndarë mirë. Planeti-top dëbore nuk është një skenar realist për këtë konfigurim. Paqësori është historikisht një nga oqeanet më të mëdhenj në historinë e planetit. Oqeani Indian ka masa të mëdha dhe të nxehta toke në tre anët e tij, Atlantiku Jugor në të dy anët. Nuk ka asnjë superkontinent të vetëm ose dy superkontinente që përcaktojnë ndërveprimet e nxehtësisë tokë/det.

Një hamendësim

Skenari i mundshëm, nëse provohen teoritë e Big Freeze/Big Heat (Ngrirje e madhe – nxehtësi e madhe), janë dy zona polare të ftohta me tropikët e nxehtë. Kjo do të thotë se hapësira e disponueshme e jetesës ndikohet drejtpërdrejt nga dy evente të pakëndshme. Me pak fjalë, është një skenar për të cilin, me shpërndarjen aktuale të njerëzve dhe burimeve, planeti është krejtësisht i papërgatitur. Prodhimi i përgjithshëm i ushqimit do të jetë ndër të parët që preket, pavarësisht nga variantet e mundshme lokale në skenar. Vendet super të populluara do të vihen në vështirësi shumë të mëdha, shpejt. Shpërndarja e ushqimit do të jetë, në rastin më të mirë, rastësore. Po sikur infrastruktura e zinxhirit të furnizimit të bjerë në kolaps? Po sikur sasia dhe llojet e disponueshme të ushqimeve të  ndryshojnë papritur?

Definitivisht, kolapsi i Golfstrimit nuk është thjesht një tjetër teori konspirative. Asnjë teori konspirative as nuk mund të nisë të mendojë për një kaos të tillë. Kjo i ngjan daljes së një treni nga shinat, në stadin fillestar. Pyetja tani është nëse njerëzimi më në fund do të zërë mend për klimën siç duhet. Panorama nuk është e qartë dhe ato që kemi në rrugën drejt së ardhmes janë probleme shumë të mëdha.

Përkthimi: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.