“Presidenca dhe Parlamenti i ri në Qipron turke janë shtylla e parë e një shteti të pavarur”

Postuar në 26 Korrik, 2021 16:54

Një seli e re e Presidencës dhe Parlamentit në Qipron turke është kolona e parë e një shteti të pavarur. Lideri i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, tha sot në një deklaratë se kjo nuk duhet parë thjesht si një ndërtim i ri, por si hapi i parë drejt një shteti të pavarur.

Bahçeli akuzoi pjesën greke se nuk po bën asgjë për zgjidhjen e përhershme.

Bahçeli kujtoi se dekadat e negociatave për ribashkimin e ishullit nuk kanë arritur të japin rezultate dhe për këtë bëri përgjegjës qipriotët grekë.

“E vetmja palë në Qipro që ia kishte frikën një zgjidhjeje dhe iu larguan paqes dhe pajtimit ishin grekët. Qëndrimi pa kompromis i grekëve qipriotë i bëri të gjitha fazat e negociatave joefektive dhe solli ndërprerjen", tha ai.

"Të veprosh si pronari i vetëm i ishullit dhe t’i trajtosh me arrogancë turqit qipriotë si pakicë është një mashtrim, një shtrembërim dhe një marrëzi, që bie ndesh me faktet historike dhe nuk përputhet me frymën e rajonit," citohet Bahçeli nga Hurriyet Daily.

Bahçeli deklaroi se krijimi i një shteti partner në Qipro është bërë i pamundur në mjedisin e sotëm për këtë arsye, duke shtuar se "autori i kësaj është mentaliteti qipriot grek, i cili fuqizohet nga politikat paragjykuese të BE dhe Shteteve të Bashkuara. Qipriotët turq janë gati të shkruajnë fatin e tyre. "

Ekzistenca e dy shteteve të ndara në Qipro tani duhet të pranohet nga të gjithë, tha ai, duke theksuar se kundërshtimet e shteteve të tjera do të jenë thjesht detaje.

“Deklaratat e SHBA dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që hedhin poshtë këtë iniciativë janë të pavlefshme në sytë e kombit turk. Asnjë vend dhe asnjë organizatë ndërkombëtare nuk mund të jetë mbi sovranitetin dhe të drejtat e pronës”, tha ai, duke iu referuar iniciativës së fundit të Qipros Turke për hapjen e Varoshës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.