Nuk ka shpëtim për punonjësit mediokër

Postuar në 19 Korrik, 2021 16:45
Pilita Clark

A performojnë më mirë punëtorët mediokër kur punojnë nga shtëpia apo kur janë në zyrë? Kjo nuk është një pyetje për të cilën kam menduar ndonjëherë shumë përpara pandemisë, megjithëse nëse do ta kisha bërë, mund të kisha menduar që kjo kategori do të donte të punont nga shtëpia.

Kjo është sigurisht ajo që disa drejtues të lartë kanë sugjeruar, pasi përpjekjet për të rimbushur zyrat e zbrazura nga Covid u finalizuan me shpejtësi këtë vit. Të punosh nga shtëpia u shkon për shtat "më pak të angazhuarve", sipas shefit të WeWork, Sandeep Mathrani. Nuk është mënyra e duhur e punës për njerëzit që duan të "nguten", thotë Jamie Dimon i JPMorgan Chase.

Po nëse e kundërta është e vërtetë? Max Thowless-Reeves është një ish-bankier privat i UBS i cili drejton firmën e tij të menaxhimit të pasurisë në Stafford, në veri të Birmingham, ku ai është lektor i përkohshëm në Aston Business School.

Jo shumë kohë më parë, ai i shkroi një letër FT, që shkaktoi habi. "Mediokriteti fshihet në zyra," tha ai, duke shtuar se ishte më lehtë të identifikohesh se cila pjesë e personelit mbante më shumë peshë kur të gjithë punonin në distancë. Kur e telefonova javën e kaluar për të mësuar pse, ai tha diçka interesante. Gjatë pandemisë, firma e tij kishte përdorur Google Docs shumë më tepër, që do të thoshte se njerëzit punonin në të njëjtin material në të njëjtën kohë, secili nga shtëpia e tij.

"Mund t'i shihni të gjithë teksa shtypnin në të njëjtin dokument," tha ai, duke shtuar se kjo do të thoshte se ishte e dukshme kush i përgjigjej me ngut një pyetjeje, ose bënte një sugjerim të dobishëm, ose në përgjithësi kontribuonte - dhe kush nuk e bëri.

"Thjesht u bë e qartë për ne cilët anëtarë të ekipit po na çonin përpara", thotë ai.

Firma ka vetëm 15 punonjës, megjithatë përvoja e tij vlen të mbahet parasysh. Vetëm për shkak se dikush është në zyrë, para hundës tënde, nuk do të thotë se po bën ndonjë gjë aq të dobishme sa dikush që punon shumë, por në mënyrë të padukshme, në shtëpi. Debati nuk mbaron këtu.

Disa javë më parë, mora një email nga një biznesmen në pension në Angli i cili po përpiqej të finalizonte tre marrëveshje të veçanta pronësie. Prindërit e tij kishin pak që kishin ndërruar jetë, duke lënë mjaft para që secili prej dy fëmijëve të tij për hipotekën e shtëpisë në Londër. Pra, në të njëjtën kohë që po shiste shtëpinë e prindërve të tij, ai po ndihmonte dy pasardhësit të studionin mirë tregun e blerjes së pronave në Londër.

Kjo do të thoshte se ai kishte të bënte me tre grupe agjentësh të pasurive të patundshme, topograf, huazues të hipotekave dhe avokatë, të gjithë punonin shumë në shtëpi dhe siguronin atë që ai tha se ishte një "nivel marramendës i shërbimit joprofesional".

Kjo përfshinte: kërkimet e kryera në një pronë të gabuar; çmimi i gabuar i shitjes në një kontratë jetësore; koha e gabuar e afatit në një kërkesë për hipotekë dhe emrat e gabuar të shtypur në dokumente. Për ta mbyllur, një prej avokatëve nuk arriti të tërhiqte fondet e nevojshme të hipotekës në kohë, duke lënë një nga fëmijët e tij të përballej me humbjen e depozitës së tij dhe pa shtëpi.

Pra, a duheshin fajësuar punëtorët mediokër apo duhej fajësuar diçka tjetër? Ky njeri mendonte se vetë puna në distancë mund të ishte problemi.

"Unë mendoj se duke punuar nga shtëpia ka hequr ekuilibrin duke çuar drejt kaosit", tha ai, duke shtuar se kishte gjasa që njerëzit ishin mbingarkuar dhe ishin lënë ta përballonin punën të vetëm. Puna e një avokati të cilit ai i ishte drejtuar tre herë në të kaluarën pa ndonjë problem - kur puna bëhej në zyrë - ishte e "mbushur me gabime" tani që ajo ishte e detyruar të punonte nga shtëpia.

Rasti i tij është i izoluar. Por kjo po përkon me disa nga gjetjet e një studimi që konkludoi se më shumë se 10 000 punëtorë në një kompani të madhe aziatike të teknologjisë performuan më mirë pasi Covid i detyroi të rrinin në shtëpi. Studiuesit zbuluan se orët totale të punës u rritën me rreth 30 për qind, çka përfshinte shumë punë të bërë jashtë orarit normal të punës. Por orët shtesë nuk sollën ndonjë rritje të prodhimit, kështu që studimi arriti në përfundimin se produktiviteti i përgjithshëm kishte rënë me rreth 20 për qind. Kjo nuk u jep domosdoshmërisht të drejtë skeptikëve të punës nga shtëpia. Studimi nuk ka matur drejtpërdrejt cilësinë e punës së bërë. E gjithë kjo nënvizon kompleksitetin e eksperimentit të madh të punës në distancë Covid - edhe pse është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime fikse rreth tij.

Shkrimi është botuar në Financial Times

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.