Mega-Thatësira në Kaliforni: Thirrje për reduktim me 15% të masës së përdorimit të ujit

Postuar në 08 Korrik, 2021 23:06

Thatësira që ka goditur shtetin e Kalifornisë në SHBA ka detyruar guvernatorin Gavin Newsom të bëjë thirrje ndaj rezidentëve që të reduktojnë me 15% konsumin e ujit. Thirrja e tij erdhi ndërkohë që në këtë shtet është shpallur gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e asaj që po quhet Mega-thatësirë.

Kemi dy vjet në një thatësirë, pasi kaluam pesë vjet të tjera thatësire që përfundoi dy vjet më parë. Ne shpresojmë se njerëzit në shtetin e Kalifornisë do të kenë parasysh sjelljen e ndjekur në thatësirën e fundit  dhe të aplikojnë vullnetarisht reduktim të përdorimit të ujit me 15%, jo vetëm për rezidentët, por edhe për operacionet tregtare, industriale dhe bujqësore

citohet të jetë shprehur Guvernatori.

Në këtë shtet ka disa vite thatësirë që ka çuar në reduktim të rezervave të ujit deri në 2/3-at e kapaciteteve normale. Viti aktual duket se shënon rekord edhe sa i përket temperaturave të larta me 53 gradë në Luginën e Vdekjes

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.