Gaboni shpërblehet për ruajtjen e pyjeve

Postuar në 23 Qershor, 2021 16:36

Gaboni bëhet vendi i parë afrikan që merr pagesa për uljen e emetimeve të karbonit duke mbrojtur pyjet e tij. Nisma e Pyjeve të Afrikës Qendrore (CAFI) e mbështetur nga Kombet e Bashkuara i dha këtij vendi 17 milionë dollarë, kësti i parë i një marrëveshjeje prej 150 milionë dollarësh, e arritur në 2019.

Gati 90% e Gabonit është e mbuluar nga pyjet, të cilat thithin më shumë karbon sesa çliron vendi.

Pyjet e shiut janë jetike për thithjen e dioksidit të karbonit, që sjell si pasojë ngrohjen e klimës.

Gaboni ia ka dalë të zvogëlojë shpyllëzimet dhe në këtë mënyrë ka ulur emetimet e gazit të karbonit në 2016 dhe 2017 krahasuar me dekadën e mëparshme.

Si rezultat, Norvegjia, përmes CAFI-t, i ka paguar Gabonit 17 milionë dollarë bazuar në një formulë që lidhet me numrin e tonëve të karbonit, që do të përfundonte në atmosferë. Pjesa që mbetet nga 150 milionë dollarët që parashikon marrëveshja duhet të dorëzohen në vitet e ardhshme.

Vetë Gaboni ka afërsisht 22 milionë ha pyje tropikale, në të cilat jetojnë disa specie të rralla.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.