Ministria e Infrastrukturës zhvillon tendera për "udhëtim në kohë"

Postuar në 17 Qershor, 2021 10:50

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hap tenderin për bileta avioni me itinerar Bari-Milan-Vjenë-Tiranë. Por ajo që të bie në sy në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku është publikuar njoftimi, është fakti se tenderi më parë mbyllet sesa hapet. Sipas njoftimit, kompanitë e fluturimit që do t’u mundësojnë zyrtarëve të kësaj ministrie udhëtimin me avion jashtë vendit, duhet ta paraqesin ofertën pas mesnatës së datës 17 qershor 2021. Por ndërkohë, ora e mbylljes së procedurës është ora 08:00 e mëngjesit të së njëjtës datë.

Një gabim njerëzor?

Nuk është i njëjtë rasti i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Për bileta udhëtimi me avion drejt Milanos, autoriteti kontraktues, në këtë rast MPJ, ka lënë një afat 3 orë për paraqitjen e ofertave. Tenderi hapet në të njëjtën datë, në orën 08:30 dhe mbyllet në 11:30.  

Është e qartë që zyrtarët e të dy ministrive udhëtojnë shumë, por në Ministrinë e Infrastrukturës e kanë më me ngut!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.