Pikëpyetje për efektivitetin e vaksinës kineze në Seychelles

Postuar në 05 Maj, 2021 16:58

Edhe pse ka vaksinuar me të dyja dozat pjesën më të madhe të popullsisë, Seychelles po përballet me rritjen e rasteve të reja, që e kanë detyruar të mbyllë shkollat ​​dhe të anulojë aktivitetet sportive për dy javë. Kurba e infeksioneve është aktualisht në nivelet e fundit të vitit 2020m në një kohë kur janë vaksinuar mbi 60% e popullsisë.

Arkipelagu i Oqeanit Indian, i cili ka një popullsi prej rreth 98 000 banorë, është kryesisht i varur nga turizmi, dhe ishte ndër të parët që nisi vaksinimet në janar, duke përdorur vaksinat kineze të dhuruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deri në 12 prill, 59% e dozave të injektuara ishin vaksina Sinopharm dhe pjesa tjetër ishin Covishield, një version i vaksinës “AstraZeneca Plc” i bërë nën licencën e kompanisë në Indi.

Deri më tani 62.2% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, sipas Bloomberg Vaccine Tracker. Izraeli, ndër vendet që ka ecur më shpëjt me vaksinimin është në nivelin 55.9%.

Zyrtarët vendas nuk japin shumë informacion në lidhje me shkaqet e rritjes së infeksioneve, përveç neglizhencës së masave.

Numri i rasteve aktive në vend u rrit në 1 068 në 3 maj nga 612 në 28 prill, sipas njoftimeve të ministrisë së shëndetësisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.