Shkenca del një hap para virusit  

Postuar në 27 Mars, 2021 22:55

Virusi SARS CoV-2 po pëson mutacion në mënyrë të vazhdueshme. Këtë lojë të vështirë evolucionare mund ta fitosh vetëm duke parandaluar.

Virusi e ka materialin gjenetik të koduar në ARN dhe jo në AND, që njihet si më e qëndrueshme. Kjo do të thotë që edhe ndryshimi më i vogël në proteinën spike e bën atë të panjohur për sistemin imunitar të njeriut. Kjo do të thotë që një ilaç efektiv ndaj një varianti mund të mos jetë i tillë ndaj një tjetri.

Shumë shkencëtarë në këto kushte kanë parë kokteilet e antitrupave si armë për të luftuar Covid-19.

Megjithatë, një projekt i emërtuar ATAC ka një qasje tjetër. Studiuesit kanë zbuluar një antitrup të vetëm që mund të kryejë një sulm të dyfishtë kundër virusit.

Antitrupi ‘bispecific’ lidhet në dy zona të veçanta të proteinës spike në sipërfaqen e virusit, pra mbetet i fuqishëm edhe nëse njëra nga dy zonat pëson një mutacion të rëndësishëm.

‘Eksperimentet - si in-vitro ashtu edhe në kafshë - tregojnë që ky antitrup lidhet mirë me të gjitha variantet e virusit’, tha profesori Pan-Hammarström, i cili është koordinatori i konsorciumit ATAC.

Modeli dy nënjë duket se nuk lejon që virusi t’i shpëtojë përgjigjes imune.

Kjo i jep shkencës mundësinë të jetë një hap para virusit.

Gjetjet e studimit janë botuar në revistën “Nature”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.