Joshja e ngjyrës blu

Postuar në 25 Janar, 2021 13:58

Bluja hyn në listën e ngjyrave të preferuara për shumicën e njerëzve. Por ajo për të cilën shumë mund të mos e kenë pyetur veten është se pse kjo ngjyrë është kaq e rrallë në natyrë, pra në botën e bimëve dhe kafshëve. Në fakt, pigmenti blu është i rrallë, sepse shpesh bimët e kanë të vështirë ta prodhojnë. Ato mund të kenë evoluar për ta bërë këtë kur u sjell atyre një përfitim të vërtetë: specifikisht, tërheqjen e bletëve ose insekteve të tjera polenizuese. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye. Mungesa e luleve blu vjen pjesërisht edhe për shkak të kufijve të syve tanë. Nga perspektiva e një bletë, lulet tërheqëse në ngjyrë blu janë shumë më të zakonshme.

Një histori joshjeje

Egjiptianët e lashtë ishin të magjepsur nga lulet blu të tilla si zambak uji blu. Ata nuk e kanë pasur të lehtë t’i ngjyrosin gjërat me këtë ngjyrë. Pwr ta bërë këtë, përdornin një pigment të veçantë që në ditët e sotme njihet si bluja egjiptiane. Ajo vishte vazo dhe stoli të asaj kohe dekoruar. Artefakte të rëndësishme, përfshirë Maskën e Tutankhamunit, janë në ngjyrë blu. Ngjyrosja me blu tani është e zakonshme, por rrënjët e saj qëndrojnë në Perunë e lashtë, ku një bojë indigoide u përdor për të ngjyrosur pëlhurën e pambukut rreth 6000 vjet më parë. Ngjyrat blu indigo arritën në Evropë nga India në shekullin e XVI dhe fabrikat që prodhonin produkte në këtë ngjyrë patën sukses. Ndikimi i tyre në modën dhe kulturën njerëzore ndihet edhe sot dhe shihet më qartë te xhinset dhe këmishat.

Piktorët e Rilindjes në Evropë e përdorën blunë për vepra që pushtuan audiencën.

Sot bluja krijohet me pigmente moderne sintetike ose efekte optike. Pak vite më parë, fotoja e një fustani blu / ngjyrë ari që u bë virale, duke na dëshmuar se bluja është po aq produkt i perceptimit tone, sa edhe i gjatësive të caktuara të valëve të dritës.

Pse njerëzve u pëlqen kaq shumë bluja?

Preferencat e ngjyrave te njerëzit shpesh ndikohen nga faktorë të rëndësishëm mjedisorë në jetën tonë. Një shpjegim ekologjik për preferencën që kanë njerëzit për blunë është se ajo është ngjyra e qiellit dhe ujit të pastër, të cilat janë tregues të kushteve të mira klimatike. Përveç qiellit dhe ujit, bluja është relativisht e rrallë në natyrë.

Lulet blu

Ekspertët kanë përdorur një bazë e të dhënave të bimëve (në internet) për të vëzhguar frekuencat relative të luleve blu në krahasim me ngjyrat e tjera. Midis luleve që polenizohen pa ndërhyrjen e bletëve ose insekteve të tjera (të njohura si pllenim abiotik), asnjë prej tyre nuk ishte blu. Por kur u vëzhguan lulet që duhet të tërheqin bletët dhe insektet e tjera për të zhvendosur polenin e tyre, u vunë re disa lule blu. Kjo tregon se lulet blu kanë evoluar për të mundësuar pllenim efikas. Edhe pas kësaj, lulet blu mbeten relativisht të rralla, gjë që sugjeron se është e vështirë për bimët të prodhojnë ngjyra të tilla dhe pikërisht kjo mund të jetë një markues i vlefshëm i aftësisë për pllenim të bimëve në një mjedis. Ne e perceptojmë ngjyrën për shkak të mënyrës se si funksionojnë sytë dhe truri ynë. Sistemi ynë vizual zakonisht ka tre lloje të fotoreceptorëve të konëve që secili kap dritën e gjatësisë së valëve të ndryshme (të kuqe, jeshile dhe blu) nga spektri i dukshëm. Truri ynë pastaj krahason informacionin nga këta receptorë për të krijuar një perceptim të ngjyrës.

Për lulet e pllenuara nga insektet, veçanërisht bletët, është interesante të merret parasysh se ato kanë vizion të ngjyrave të ndryshme nga njerëzit. Ne e perceptojmë ngjyrën në bazë të mënyrës se si funksionojnë sytë dhe truri ynë. Sistemi ynë vizual zakonisht ka tre lloje fotoreceptorësh dhe secili kap dritën e gjatësisë së valëve të ndryshme (të kuqe, jeshile dhe blu) nga spektri i dukshëm. Truri ynë pastaj krahason informacionin nga këta receptorë për të krijuar perceptimin e ngjyrës. Për lulet e pllenuara nga insektet, veçanërisht bletët, është interesante të merret parasysh se ato i shohin ngjyrat në një mënyrë tjetër nga njerëzit. Bletët kanë fotoreceptorë të ndjeshëm ndaj gjatësisë së valëve ultraviolet, blu dhe jeshile, dhe ato shfaqin preferencë për nuancat e blusë. Arsyeja për këtë mbetet ende e panjohur dhe objekt i kërkimeve.

Rëndësia e luleve blu

Rreth një e treta e ushqimit tonë varet nga pllenimi i insekteve. Sidoqoftë, popullatat botërore të bletëve dhe insekteve të tjera janë në rënie, potencialisht për shkak të ndryshimit të klimës, dëmtimit të habitateve, praktikave bujqësore dhe faktorëve të tjerë të shkaktuar nga njerëzit. Kapaciteti i bimëve lulëzuese për të prodhuar ngjyra blu është i lidhur me intensitetin e përdorimit të tokës duke përfshirë faktorë të shkaktuar nga njeriu si fertilizimi artificial, kullotja dhe kositja që ulin frekuencën e luleve blu. Në të kundërt, ambientet më stresuese duket se kanë relativisht më shumë lule blu, për të siguruar qëndrueshmëri. Për shembull, megjithë numrin e vogël të luleve blu në natyrë, vihet re se kushte të vështira si malet e Himalajës, lulet blu janë më të zakonshme sesa pritej. Kjo tregon se në ambiente të vështira, bimët duhet të investojnë shumë për të tërhequr polenizuesit e bletëve.

Të njohësh lulet blu, që të mbrosh më mirë bletët

Ambientet urbane janë gjithashtu habitate të rëndësishme për polenizimin e insekteve, përfshirë bletët. Të kesh kopshte miqësore për bletët, duke përfshirë lulet blu, është një kontribut me leverdi dhe potencialisht i rëndësishëm për të mundësuar një të ardhme të qëndrueshme.

/The Conversation/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.