Kadareja me mik...

Postuar në 24 Janar, 2021 12:51

Në një reagim të përbashkët i disa gazetërë të disa televizioneve ankohen se në një takim me çiftin Kadare në Kavajë, ata janë privuar nga e drejta për të qenë pjesë e aktivitetit. Reagimi i tyre shkon kundër drejtoresësh së Qendrës Kombëtare të Librit, që duket se trajton në mënyrë të diferencuar mediet duke dhënë alibi nga më të pabesueshmet. Po e sjellim më poshtë reagimin meqenëse përbën interes publik qoftë edhe për faktin se deri ku ka shkuar sektarizimi në këtë vend nën qeverisjen e kozmpolitanëve të mëngjër:

Në të majtë të çiftit Kadare, në takimin e tyre me Klubin Letrar të Kavajës, me praninë e dy mediave dhe mungesën e të tjerave, Alda Bardhyli, si drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, thotë se diferencimi nuk erdhi nga ajo, por nga Helena dhe Kadare. Kontradiktore në pohimet e saj, Bardhyli fillimit shprehet se "çifti Kadare nuk donte kamera". Më tej, praninë e vetëm dy mediave e justifikon se "ato mund të kenë folur me Helenën". Për t'i “vënë vulën”, duke i'u referuar shkrimtarit u përgjigjet gazetareve se "ai mund të zgjedh kë të dojë edhe unë nuk mund të ndërhyjë".

Mirëpo, drejtoresha e qendrës ende s'ka kthyer përgjigje mediave për këto dy pyetje të ngritura;

1) Përse nuk njoftoi mediat e tjera, për datën dhe vendin e takimit? Në një kohë që ishin të gatshme të ishin të pranishme edhe pa kamera. 2) Kush i njoftoi dy mediat e tjera, të vetmet të pranishme në atë takim? 

Për herë të parë, në 30 vite demokraci, ndodh që një institucion kombëtar i kulturës me Alda Bardhylin në krye, të sillet si privat, duke mos zbatuar, parimin e barazisë. Për këtë sjellje, që është vetëm maja e ‘ajsbergut’ ka ardhur koha që të përgjigjet edhe Ministrja e Kulturës në detyrë Elva Margariti.

Heshtja, do të tregonte aprovimin edhe të këtij institucion, për gjithçka ndodhi. Takimi u organizua në kuadër të 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.

(Kjo është kërkesa drejtuar zonjës Elva Margariti dhe qëndrimi i përbashkët i gazetarëve të kulturës).

Edona Haklaj (Faxnews)
Valeria Dedaj (Report tv)
Anisa Krraba (Vizionplus)
Egla Xhemali (Syri.net)
Leontina Nika (ABC)
Anila Dedaj ( MCN)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.