Youtube bllokon për 7 ditë kanalin e Donald Trump

Postuar në 13 Janar, 2021 12:30

Youtube ka njoftuar se ka hequr nga faqja e vet një video të postuar në kanalin e Donlad J. Trump me arsyetimin se ajo nxit dhunën. Për këtë vendim platforma që posedohet nga Google ka dhënë një njoftim të posaçëm përmes të cilit po ashtu bën me dije se edhe vetë kanali i Trump bllokohet për minimum 7 ditë.

Vendimi pason një valë aktesh të tilla nga platforma të tjera të mediave sociale që në një mënyrë të paprecedentë janë bërë bashkë për të mos lejuar Trump të flasë, apo përdorë hapësirën e tyre për të folur.

Kulmi ishte vendimi i tuiter për të mbyllur përgjithnjë llogarinë e Trump.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.